Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ajala: fitore e gëzueshme për Shqipërinë dhe miqtë tuaj nëpër botë
English

Ajala: fitore e gëzueshme për Shqipërinë dhe miqtë tuaj nëpër botë

“Do doja të thoja se është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Do doja të përgëzoja popullin shqiptar për mënyrën e përgjegjshme me të cilën ka kryer këto zgjedhje. Do doja të dërgoja ngushëllimet e familjes sonë socialiste të gjithë atyre që vuajtën nga incidenti i ditës së diel. Siç uroj z.Rama, unë uroj edhe kryetarin e LSI-së, z.Meta. Në fakt kam qenë këtu edhe disa kohë më parë dhe bashkimi i fortë i së majtës sjell një vizion të ri për vendin", është shprehur Luis Ajala, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, në një deklaratë për shtyp me Kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Në fjalën e tij, Ajala u shpreh se bashkimi i së majtës ka sjellë një vizion të ri për të ardhmen.

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste theksoi në fjalën e tij

:“Lamë mënjanë ato vështirësi të mëdha dhe jemi para të krijuarit të një moment kur institucionet do të ecin para dhe do të krijojnë një të ardhme normale. Më pëlqeu shumë ajo që tha dje Edi, se edhe ata që humbën, duhet të kuptojnë se ky është moment me rëndësi për vendin kur të gjithë duhet të bashkohen”.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama u shpreh se PS-ja do të presë qetësisht përfundimin e procesit të numërimit ndërsa I kërkoi kundërshtarit të tij politik të pranojë humbjen.

“Ne vazhdojmë të presim qetësisht në respekt të etikës tonë demokratike dhe europiane që kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Në një palë zgjedhje që sikundër e kam përsëritur më parë përbënin një takim të shqiptarëve me historinë dhe me të njëjtën përgjegjësi për të ardhmen si ato në vitin 92 dhe arsyeja se përse rezultati është përtej të gjitha parashikimeve lidhet me faktin e thjeshtë që populli shqiptar ka marrë një vendim solemn për të hapur një epokë të re njësoj si në vitin 1992- tha Rama.

Rama u ka kërkuar të gjitha forcave politike të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit ndërsa u ka kërkuar numëruesve të votave të përfundojnë sa më shpejt procesin.

“Ka kohë për fjalimin e fitores por tani sipas tij është koha për të bashkëpunuar të gjithë së bashku, të gjitha partitë që kanë përgjegjësi ndaj sovranit, ndaj kushtetutës dhe ligjit që procesi i numërimit të përfundojë dhe për këtë i bëj apel që të gjitha skuadrave numëruese të vazhdojnë të bëjnë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna” tha ai.

Rama theksoi më tej se këto zgjedhje i dhanë fund përfundimisht proceseve të manipuluara që zhvilloheshin më herët në Shqipëri.

“Për ne dhe për mua personalisht ky nuk është triumfi i disave kundër disa të tjerëve por triumfi i sovranit që ndau Shqipërinë nga historia e proceseve zgjedhore të manipuluara dhe të deformuara që e njollosën keq imazhin e vendit tonë. Sot çdo shqiptar që ka votuar në 23 qershor pavarësish për kë forcë politike duhet të ndihet krenar se e bëri Shqipërinë krenare në sytë e botës që me gëzim po përjeton të vërtetën e thjeshtë që sot nga këto zgjedhje ka fituar Shqipëria” përfundoi Rama.

KOMENTE