Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Askush nuk është i pamposhtur në politikë
English

"Askush nuk është i pamposhtur në politikë"

Afrim Krasniqi flet për telegraf - Pyetje: Zoti Krasniqi, me zgjedhjet e 23 Qershorit, a fitoi Shqipëria testin për standardet e zgjedhjeve?
Krasniqi: Në kuptimin e asaj që ka nevojë Shqipëria nuk ka arritje të dukshme, por në kuptimin e standardeve tona të tranzicionit ka përparim të dukshëm. Gjithsesi janë zgjedhjet e vetme të bëra me gjysmë KQZ, shteti ishte prej një viti tërësisht në fushatë, incidentet paraelektorale, sidomos presionet, keqpërdorimi I administratës apo blerja e votave ishin në përmasa të panjohura më parë gjatë zgjedhjeve. Arritje është klima politike e administrimit zgjedhor, procesi I votimit dhe numërimit, kurajë e qytetarëve për pjesëmarrje të dukshme të madhe, mënyra sesa palët kaluan nga mitingjet formale tek bisedat e vogla në grupe qytetare si dhe debati I gjatë mbi taksat, problemet ekonomike, arsimin, etj, tema themelore për qytetarët.

Pyetje: Votëbesimi që dhanë shqiptarët, është besim e bindje te programi i së Majtës, apo kundërshti ndaj keqqeverisjes Berisha?
Krasniqi: Janë dhe mbeten zgjedhje kundër. Nuk janë pro një program, janë kundër sistemit që krijoi mazhoranca aktuale, një sistem klientelist, korruptiv, agresiv, të pandjeshëm dhe pa shanse reformimi. Qytetarët kërkuan ndryshim me shpresë se ndryshimi në pushtet do shoqërohet me shanse ndryshimi edhe në sistem. Fakti se votat kanë shkruar kryesisht jo tek PS, por dukshëm tek partitë me oferta të tjera klienteliste, tregton se ishte votë kundër PD si përgjegjëse për sistemin, por pro zëvendësimit të këtij sistemi me një tjetër ngjyrë politike. Rotacioni mbetet lajm I mirë, tregues demokracie, por suksesi I politikës klienteliste mbetet shqetësimi dhe kërcënimi kryesor për sistemin politik.

Pyetje: Mund të themi se këto zgjedhje janë më vendimtaret në periudhën e tranzicionit dhe përse?
Krasniqi: Jo, nuk arritën në atë lartësi. Këto zgjedhje do mbahen mend për votën masive kundër qeverisë së PD dhe kryeministrit Berisha, ndofta edhe zgjedhjet e daljes së tij finale nga politike, por kurrsesi si zgjedhje për fundin e tranzicionit dhe rilindjen e Shqipërisë. Sistemi mbetet, plagët mbeten, praktika mbetet, madje me numrin rekord historik të përfaqësimit të klientelizmit në parlament. Suksesi I tyre final do varet shumë sesi PS do ta administrojë: si votë për reforma të thella në sistem, apo votë për ndryshimin e karrigeve pa prekur sistemin.

Pyetje: A mund të parashtroni se çfarë konkluzione paraprake mund të evidentohen nga rezultatet e 23 Qershorit?
Krasniqi: PS fitoi të njëjtat mandate por më shumë vota kombëtare. Ajo bëri fushatë prefekte, por nuk mori maksimumin për shkak të cilësisë së listës së kandidatëve, e cila në thelb mbetet problematike. PD humbi në vota, humbi në cilësi përfaqësimi dhe humbi në identitet dhe projeksion afatgjatë. Ajo futet kështu në një krizë të thellë dhe të gjatë, gjë që ndihmon mazhorancën e re, por e cenon dukshëm funksion bazë kushtetues të alternativës hije dhe të kontrollit parlamentar mbi qeverinë.

Pyetje: Nxitohemi, apo është e drejtë të shpresojmë se 23 Qershori prishi ligjësitë e tranzicionit?
Krasniqi: Jo, është hera e pestë që shqiptarët votojnë në grup shumice kundër një pale. E bënë më 1991, e bënë më 1992, e bënë më 1996, e bënë më 1997 dhe e ribënë më 2013. Dallimi është se këtë herë vota kundër në sasi nuk lexohet në votë pro në cilësi. Do të kemi një nga legjislaturat parlamentare më të dobëta, më problematike dhe se qytetarët nuk kanë garanci se qeverisja e nesërme nuk do të përsërisë gabimet e sotme, përderisa një pjesë të madhe të pushtetit do ta kenë aktorët politikë bashkëfajtor me modelin aktual keqqeverisjes. Personalisht do të preferoja votë më të moderuar, votë më cilësore, mandat drejtimi nga një palë që fiton por edhe mban përgjegjësi, sesa votë turme, votë kundër pavarësisht produktit që vjen pas saj dhe palë në qeveri të gatshëm të ndajnë pushtet, por jo përgjegjësi. Lajmi më I keq është se legjislatura e re ka opozitë formale, numrat e saj e bënë atë të pafuqishme, cilësia e saj e bën edhe më të pafuqishme.

Pyetje: Me sa duket e Majta do të ketë mbi 82-84 deputetë. Kjo a do të jetë pozitive në qeverisjen e ardhshme? Ka rrezik që kjo e Majtë të sundojë e jo të qeverisë?
Krasniqi: Është mazhorancë e frikshme, nuk ka mekanizëm kontrolli e garancie publike dhe e gjithë suksesi I saj do varet nga dy persona, që janë dy liderit e dy partive kryesore të së majtës. Në karrierat e tyre produktet kanë qenë të ndryshme, ndaj edhe tani pritet të jenë të ndryshme. Lajmi I keq është se PS nuk është përgatitur për këtë rezultat, dhe për këtë shans historik qeverisjeje. Shpresë është leksioni që ata morën nëse vijohet me modelin abuziv dhe klientelist, rritja e kontrollit të BE ndaj politikës shqiptare në fazat e negocionit, si dhe fitorja e teorisë se askush nuk është më I përjetshëm, I pamposhtur dhe absolut, edhe nëse bëhet fjalë p[ër individë që vendosin përkohësisht për jetën, pronën dhe liritë tona.

Pyetje: E fituara e madhe është LSI-ja. Vota pro LSI-së që i dha elektorati, a mund të shërbejë si garantuese për atë forcë kontrolli që i duhet një partie apo lideri si Edi Rama, për të mos patur prirje autoritarise?
Krasniqi: Nëse flitet për pushtet, po, fitoi LSI. Nëse flitet për vlera demokracie ajo është pjesë e humbjes dhe votës popullo0re kundër sistemit që PD ngriti në partneritet me LSI. Ajo është përfituesja kryesore e krizës, dhe investitorja kryesore e një modeli klientelist në politikë. Thënë shkurt, PD e ngriti sistemin abuziv, LSI përfitoi më shumë prej tij. Por në politikë fitoret jomorale janë të përkohshme. Ajo që mbetet është identiteti, vlerat, vizioni, modeli që sjell e krijon politika. Unë të paktën shpresoj kështu. Dhe në këtë pikë LSI me siguri ende nuk ka asgjë për të thënë.

Pyetje: E majta, që deri tani ka vuajtur nga mungesa e hapësirës demokratike, a do të jetë tolerante dhe e gatshme për bashkëpunim e kompromise me opozitën, për procesin e zhvillimit të vendit e integrimit të Shqipërisë në BE?
Krasniqi: Kur qeveris me numra të plotë natyrisht ke interes të respektosh opozitën, e cila nuk ka numra imponimi. Formalisht PS do ta bëjë këtë gjë. Gjithsesi kjo nuk ka peshë dhe ndonjë vlerë të veçantë. Opozita e re do të ketë aq shumë probleme përshtatjeje dhe funksionimi brenda saj, sa nuk pritet të krijojë shqetësime të paktën për legjislaturën e ardhshme. Ky është lajm I mirë afatshkurtër për qeverinë e re, por lajm I keq në aspektin afatgjatë. Sepse kur nuk ka opozitë efektive dhe të besueshme qeveritë shpesh rrëshqasin në abuzime, korrupsion dhe politikë klienteliste.

Pyetje: Zhgënjimin e AK-së dhe FRD-së nga këto votime, ju si mund t’i shpjegoni?
Krasniqi: Janë dy realitet me dy balance të ndryshme. Ato nuk patën komisionerë dhe as partrnerë në administrimin zgjedhorë. AK humbi shumë nga identiteti dhe pritshmëria e saj elektorale, humbi elektorat dhe arsye substancionale votimi. FRD nuk mori mandate dhe paradoksalisht u pa nga PD si armike, ndërkohë që votat e PD shkuan më shumë në formë trafikimi tek LSI sesa në forma natyrale tek FRD si pjesa civile e të djathtës. Vlen të theksohet se FRD mbetet partia e parë politike me më shumë se 10 mijë vota në Tiranë në 22 vjet, me 28 mijë vota kombëtare dhe kështu me rol ende të pritshëm në misionin për reformimin ose nxitjen e reformimit të së djathtës. Gjithçka varet sesi do kuptohet dhe ushtrohet ky rol, si dhe aftësia e partive të tilla për ta lexuar rezultatin zgjedhor siç duhet, në thelb, pa u fshehur tek alibia e përhershme e fatit të parashkruar për vjedhjen masive të votave.

Pyetje: Kjo humbje e thellë e PD-së, a mund të shërbejë edhe si pikënisje për një reformim të saj, por edhe të së Djathtës?
Krasniqi: Duhet të ndodhë. Pengesë kryesore është vetë PD aktuale. Kur humbet një pjesë dhe disa të tjerë fitojnë, ka vend që dikush të flasë, të kërkojë analizë dhe reagim. Kur humbasin të gjithë ekipi drejtues, sic ka ndodhur aktualisht, ekziston rreziku që partia të mbyllet rreth një aleance humbësish, të besojnë alibitë e njëri tjetrit dhe të bashkohen në qëllimin e vetëm për të mbajtur peng reformimin dhe vetë opozitën e djathtë politike në vend. P.sh, është absurde që askush ende nuk ka dhënë dorëheqje, nuk ka kërkuar reflektim dhe nuk ka parë tek defekti i saj kryesor: identiteti i humbur dhe përgjegjësia direkte e lidershipit aktual. Pas shtatorit kjo do jetë trema kryesore e debatit politik të ditës.

KOMENTE