Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ereksioni, çfarë është dhe problemet që e shkaktojnë atë
English

Ereksioni, çfarë është dhe problemet që e shkaktojnë atë

Çfarë janë problemet e ereksionit?

Problemet e ereksionit, që shpesh në popull njihen si impotencë, mund të jenë një temë e vështirë për t’u diskutuar. Por nëse ju keni probleme për të arritur ose për ta mbajtur ereksionin – ngritjen e penisit – këto janë arsye të mjaftueshme për të biseduar me mjekun. Problemet me ereksionin jo vetëm që prekin jetën tuaj seksuale, por ato mund të jenë edhe shenjë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor.
Problemet me ereksionin mund të jenë shenjë e ndonjë ene të bllokuar nervore ose ndonjë nervi të dëmtuar nga diabeti. Nëse ju nuk e vizitoni mjekun, këto probleme do të mbeten të patrajtuara dhe mund ta dëmtojnë organizmin tuaj.
Problemet e ereksionit më herët janë quajtur impotencë. Tash termi çrregullime erektile është më i shpeshtë.
Mjeku juaj mund t’ju ofrojë disa trajtime për impotencën. Për shumë meshkujt, përgjigja është shumë e thjeshtë, ‘përdorni tableta’. Disa meshkuj të tjerë duhet të provojnë dy ose tre opsione para se ta gjejnë se cili trajtim funksionon për ta. Mos u dorëzoni nëse trajtimi i parë nuk funksionon. Gjetja e trajtimit të duhur mund të kërkojë më shumë kohë.

Çfarë e shkakton ereksionin?

Hormonet, enët e gjakut, nervat dhe muskujt të gjithë duhet të funksionojnë së bashku për të shkaktuar ereksionin. Truri juaj fillon një ereksion duke dërguar sinjale nervore në penis kur ai ndjen stimulim seksual. Prekja, për shembull, mund ta shkaktojë këtë zgjim. Shkaktarët e tjerë mund të jenë gjërat që ju i shihni ose dëgjoni, ose mendimet ose ëndrrat seksuale.
Sinjalet nervore bëjnë që muskujt në penis të relaksohen dhe lejojnë gjakun të futet në indin sfungjeror në penis. Gjaku mblidhet në këtë ind ngjashëm sikur uji që mbush një sfungjer. Penisi bëhet më i madh dhe më i ngurtë, si një balonë e fryrë. Venat më pas mbyllen për të penguar gjakun të largohet nga penisi.
Pas orgazmës ose pasi zgjimi seksual kalon, venat hapen sërish dhe gjaku qarkullon prapa në trup

KOMENTE