Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arbër Mitro nga Tirana qellohet per vdekje te zona e “Don Boskos”
English

Arbër Mitro nga Tirana qellohet per vdekje te zona e “Don Boskos”

Një i ri 22-vjeçar gjeti vdekjen, pasi u sulmua me thikë te zona e “Don Boskos”, këtu në Tiranë, ndërsa policia arrestoi një person si të dyshuar për këtë ngjarje.

Viktima është Arbër Mitro nga Tirana, i cili ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa vrasësi quhet Elton Bajaraktari, i cili u vetëdorëzua në komisariat.

Arbër Mitro, djali i vetëm i familjes u masakrua me thikë pasditen e sotme pas një sherri për motive të dobëta me një 27-vjeçar. “Të lutëm mos luaj me top para dyqanit tim” kanë qenë fjalë e 22-vjeçarit drejtuar Elton Bajraktarit, të cilat pasuan me një grindje mes tyre. Rreh orës 16:40 të ditës së sotme djali 22-vjeçar Arbër Mitro që shikoni në foto, ndodhej në lokalin e tij të lojërave të fatit që ndodhet në rrugën “Don Bosko” në Tiranë kur nisi një sherr me 27-vjeçarin. Pas fjalëve fyese të ndërsjella mes dy djemve nisi dhuna fizike. Bajraktari dyshohet se ka nxjerrë një thikë me të cilin qëlloi 21-vjeçarin në kraharor dhe veshka. Sapo i riu është këputur duke rënë në tokë, 27-vjeçari nuk është tërhequr por i ka ngulur atij thikën edhe tre herë në zemër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima, i cili këtë vit ishte diplomuar për informatikë dhe do të niste masterin është djali i vetëm i familjes Mitro. Ai ka edhe një motër e cila ndodhej me pushime dhe sapo ka mësuar për ngjarjen është nisur menjëherë. Në familjen Mitro e cila kishte nisur përgatitjet për dasmën e vajzës që do të martohej në muajin shtator ka pllakosur zija. Trupi i pajetë i të riut u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe pritet tu dorëzohet familjarëve. Ndërkohë që autori i dyshuar u vetëdorëzua një orë mbas vrasjes.

KOMENTE