Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova edhe një hap më afër Liberalizimit të Vizave
English

Kosova edhe një hap më afër Liberalizimit të Vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë sot pjesë në ceremoninë e dhënies së vizës së parë të Republikës së Kosovës, që është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll.
Ministri Hoxhaj ka vlerësuar rëndësinë që ka për Republikën e Kosovës procesi i përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, sipas kritereve të Kodit Schengen, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal.

Ai shtoi se funksionalizimi i plotë i Qendrës së Vizave ka rëndësi të trefisht për Republikën e Kosovës. E para, ka të bëjë me sigurinë; e dyta, do të hap mundësi shtetasve të huaj që të vizitojnë Kosovën; dhe e treta, është përmbushje e një kriteri evropian.

“Vendosja e regjimit të vizave nga sot do të mbrojë Republikën e Kosovës ndaj lëvizjes së paligjshme, trafikimit të njerëzve dhe migracionit ilegal. Në të njëjtën kohë hap mundësi për shtetasit e huaj që Kosovën ta vizitojnë për qëllime turistike, arsimore, biznesore etj. Dhe e treta, është përmbushje e një kriteri të Bashkimit Evropian, i cili është parakusht për procesin e Liberalizmit të Vizave”, nënvizoi ai.

Duke e ka cilësuar si ditë historike për popullin dhe shtetin e Kosovës, ministri Hoxhaj ka shpërndarë vizën e parë të Republikës së Kosovës për shtetasin e Ganës, Edem Adzogenu.

“Edem Adzogenu nga Gana do të hyjë në historinë e Kosovës si shtetasi i parë i huaj me vizën e parë të Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Funksionalizimi i plotë i Qendrës së Vizave të Kosovës, sipas ministrit Hoxhaj, është edhe forcim i subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës, e cila po i bashkohet shteteve të fuqishme në rajon dhe Evropë, të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces të rëndësishëm.

Ministria e Punëve të Jashtme sot ka filluar implementimin e regjimit efikas të vizave që është baza për trajtimin e të huajve në aspektin e vizitorëve, migracionit, studentëve, bashkimin familjar, refugjatëve dhe azilkërkuesve të listuar në vendimin e Qeverisë, për të cilët është vendosur regjimi i vizave me Kosovën.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar përkrahjen e fuqishme të Qeverisë Norvegjeze dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë për jetësimin e këtij projekti.

Konsullata e Përgjithshme në Stamboll ka përfunduar të gjitha përgatitjet e parapara për fillimin e zbatimit të pilot projektit për lëshimin e vizave të Republikës së Kosovës në përputhshmëri me Vendimin e Qeverisë për vendosjen e regjimit të vizave.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, kishte marrë vendim për përcaktimin e Taksës së Vizave që do të lëshohen për të huajt në misionet konsullore të Republikës së Kosovës. Vendimi i marrë në përputhje të plotë me aktet ligjore në fuqi, parasheh që Taksa do të aplikohet sipas llojit të vizës, të cilën e paguan shtetasi i huaj.

Sipas vendimit, llojet e vizave dhe shumat që do të paguhen për to janë si në vijim: Viza Hyrëse (C) - 40 Euro, Viza Transite (B) - 30 Euro, Viza Transite Ajrore (A) - 25 euro dhe Viza Afatgjate (D) - 50 Euro.

Qeveria e Republikës së Kosovës më herët ka marrë vendim për të vendosur regjimin e vizave për 87 vende, në kuadër të procesit të përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, sipas kritereve të Kodit Schengen, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal. Në këtë projekt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbështetje të fuqishme konkrete edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, ku përmes bashkëfinancimit ka filluar të bëhet implementimi i Qendrës së Vizave.

Sistemi i aplikimit për vizë nëpër misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës ka filluar sot më 1 korrik 2013, fillimisht në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, si pilot projekt, e më pas edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës.

KOMENTE