Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përcaktohet paga minimale. Javës tjetër dhe rritja e pensioneve dhe pagave
English

Përcaktohet paga minimale. Javës tjetër dhe rritja e pensioneve dhe pagave

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e pagës minimale. Kryeministri Berisha njoftoi se javën e ardhshme, qeveria kalon vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Lidhur me këtë vendim, Kryeministri u shpreh:

“Sot marrim një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e pagës minimale. Me këtë vendim, duke përfshirë edhe heqjen që i kemi bërë për nivelin nën 30 mijë lekë të tatimit mbi të ardhurat personale, paga minimale e punonjësve të administratës, të cilët janë një numër i vogël, gjithsej 1 përqind, rritet me 11.3 përqind. Cili është interesi i këtij vendimi? Vendimi ka një interes shumë më të madh sesa për punonjësit e administratës që, siç e thashë, është 1 përqind. Interesi është i madh, sepse në përputhje me konventën 26 të ILO-s, Organizatës Botërore të Punës, kjo rrogë bëhet e detyrueshme për të gjithë punëdhënësit, shtet ose jo shtet, në Republikën e Shqipërisë. Pra, rroga minimale në çdo vend përbën një detyrim ligjor për të gjithë. Në këtë rast përfitues nuk janë 1 përqind e rrogëtarëve, por një përqindje shumë më e lartë, pasi përfshihet edhe sektori privat që është i detyruar ta ndjekë këtë. Vendimi ka edhe një rëndësi tjetër, pasi në një mënyrë përmirësohet raporti i pagave brenda piramidës së administratës. Natyrisht, ky është vendimi i parë. Siç jeni njohur me premtimin para zgjedhjeve, javën tjetër vjen vendimi për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky vendim është vendim i mandatit katërvjeçar që po mbaron dhe në asnjë mënyrë nuk mund të mbetet pa u mbajtur, siç është dhënë. Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur.”

KOMENTE