English

Adelina Berisha është përzgjedhur Miss Asia Pacific World Belgium

 Adelina Berisha është përzgjedhur Miss Asia Pacific World Belgium dhe ajo do të përfaqësojë Belgjikën në këtë kompeticion të bukurosheve. Adelina është 18 vjeç dhe është kandidatja më e re për këtë spektakël të madh.

Stafi menaxhues i Adelinës është i bindur se Miss Benelux do ta bëjë më të mirën nga ana e saj.Miss Asia Pacific World është një garë e një rëndësie të veçantë, ku Adelina mund të ndërtojë një karrierë shumë të mirë, shkruan agjencia Ina.

Berisha gjithashtu në fund të muajit gusht do të qëndrojë në Itali, ku do të marrë pjesë në konkursin e modelimit “The Look Of the Year”, e më pas në muajin tetor do të niset për në Kore.

KOMENTE