Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës, e sigurt në prishjen e ndërtimeve pa leje
English

Bashkia e Tiranës, e sigurt në prishjen e ndërtimeve pa leje

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor ka prishur sot një shtesë pa leje, në katin e sipërm të një pallati, në rrugën “Bardhyl”, në njësinë bashkiake nr.3. Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të mos ndërtojnë pa leje, duke u adresuar njëkohësisht këtë thirrje për firmat të cilat shpërndajnë inerte dhe ndihmojnë në një farë mënyre këtë proces, i cili do të jenë pjesë e sanksioneve ligjore nga ana e Inspektoratit Ndërtimor.

“Sot, Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Tiranës po vijon punën e tij, në lidhje me ndërtimet pa leje, pra me goditjen e ndërtimeve informale të ndërtuar së fundmi në territorin e Bashkisë së Tiranës. Gjej rastin për t’u bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës, që të mos ndërtojnë pa leje, pra të mos shpenzojnë kot, pasi nga ana jonë janë evidentuar dhe verifikuar në terren të gjithë ndërtimet informale, të bëra së fundmi në qytetin e Tiranës dhe do të goditen pa asnjë lloj përjashtimi. Gjithasht, u bëj thirrje dhe firmave të cilat shpërndajnë inerte dhe ndihmojnë në një farë mënyre, ndihmojnë ndërtimet pa leje, që do të jenë pjesë e sanksioneve ligjore nga ana jonë. Më konkretisht, të gjithë pompat, betonierët apo mjetet e tjera që do të shërbejnë skelerinat dhe mjetet e tjera do të bllokohen nga ana jonë, deri në sekuestrimin e tyre, pra edhe një herë i garantojmë qytetarët e Tiranës, që ne do të jemi në shërbim të tyre dhe do të godasim çdo ndërtim informal të pa ligjshëm që bëhet në qytetin e Tiranës.”- u shpreh Hoxha

KOMENTE