English

Lorena Imeri shkon për të lindur dhe humb jetën bashkë me foshnjën e saj

Një 22-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën në maternitetin e Lezhës, për shkaqe ende të paqarta.

Lorena Imeri, nga fshati Shullaz i Kurbinit, ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe kishte shkuar për të lindur, por ka humbur jetën përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj.

E reja ka mbërritur rreth mesnatës në maternitetin e Lezhës, por ka humbur jetën një orë më pas. Të njëjtin fat ka pasur edhe foshnja e saj. Xhaxhai i vajzës tregon për mediat se mjekët u kishin thënë se vajza ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa u dhënë shumë shpjegime.

Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë pasi sipas tyre bluzat e bardha të Lezhës nuk kanë ndërhyrë në kohë për të shpëtuar 22-vjeçaren.
Ndërkohë pritet ekspetiza mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së 22-vjeçares.

KOMENTE