Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale
English

Nishani: Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale

Presidenti Nishani ka uruar të gjithë, besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij midis të tjerash thuhej:

“Të nderuar besimtarë myslimanë,

Ju përshëndes me shumë dashuri dhe respekt sot në ditën e parë të Ramazanit. Ramazani ndërthur shenjtërisht sakrificën materiale me lartësimin shpirtëror.

Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale. Duke qenë gjithëpërfshirës dhe universal, efektet dhe dobitë e Ramazanit, paqja, purifikimi, lartësimi, mbarëvajtja, janë të shkrira brenda Tij në një mënyrë harmonike të përsosur brenda një diapazoni mahnitës, që përfshin gjithçka njerëzore, nga aspekti shpirtëror në atë utilitar, nga secili besimtar veç e veç, tek i gjithë komuniteti bashkarisht.

Mesazhet që përcjell riti i Ramazanit janë nga më madhështoret.

Kthimi i vështrimit nga vetja.
Uria dhe etja, dhe në përgjithësi vuajtjet materiale, janë vuajtje
provizore që shpërblehen.
Vazhdimi i ekzistencës bëhet vetëm përmes mbajtjes gjallë të shpresës,
e cila, nga ana e vet, ushqehet nga dhimbjet e sakrificës.
Ndjenja e mëshirës dhe dashurisë për të gjithë njerëzit njëlloj.
Largimi i brengave.
Harrimi i kujtimeve të hidhura.

Këto dhe të tjera janë arsyet pse Ramazani prej shekujsh zbatohet dhe nderohet me aq devocion dhe përpikmëri nga Ju dhe besimtarët myslimanë të mbarë botës.

Ramazan të lehtë të gjithëve!”

KOMENTE