English

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit! Shenjat dhe trajtimi

Blerina Bombaj - Dietologe Klinike. Anemia qe shfaqet si pasoje e mungeses se hekurit ne organizem eshte forma me e shpeshte dhe e zakonshme e anemise. Humbja e vazhdueshme e gjakut eshte shkaku kryesor I shfaqies se anemise dhe marrja e ushqimit te pasur ne hejur mund te ndihmoje parandalimin dhe trajtimin e niveleve te ulta te hekurit ne gjak.

Shenja te anemise si pasoje e mungeses se hekurit mund te jene:

Ngjyre e zbehte e lekures
Dobesi
Lodhje
Frymemarrje e shkurter
Acarim
Veshtiresi ne perqendrim
Prirje per infeksione
Intolerance ndaj te ftohtit
Kapsllek
Thonj te dobet qe thyhen lehte, thonj ne forme luge

Ajo qe percakton se cila terapi eshte me e pershtatshme per ju varet nga serioziteti I anemise. Per shembull, raste serioze te anemise kerkojne transfuzion gjaku nderkohe qe raste me te lehta mund te trajtohen vetem me suplemente hekuri dhe diete te pershtatshme e cila siguron sasine e mjaftueshme te hekurit dhe perthithjen e tij.

Sa hekur nevojitet?

Femijet e moshes 1-10 vjec: 10mg

Adoleshentet djem: 12mg

Meshkujt adult: 10mg

Adoleshentet vajza dhe gra: 18mg

Grate shtatzane: 30mg

Sido qe te jete anemia juaj, e lehte apo e rende, gjithsesi kerkohet nje ndryshim ne ushqimin tuaj. Kjo do te thote qe ju duhet te rrisni sasine e hekurit qe merni nga ushqimi dhe gjithashtu sasine e acidit folik dhe vitamines C.

Me te rrezikauarat!

Vajzat adoleshente, grate gjate gjithe periudhes riprodhuese dhe grate shtatzane jane me te prirura te shfaqin mungese hekuri per shkak te ciklit menstrual te permuajshem si dhe nevojave te shtuara per zhvillimin e embrionit te femrat shtatzana.

Vajzat dhe grate qe kane mungese hekuri duhet te rrisin konsumin e mishit te kuq si dhe te melcive te vicit (te rritur ne menyre natyrale!) Kjo per arsye se hekuri I mishit eshte shume me I absorbueshem sesa ai I frutave dhe zarzavateve.

Nevoja te rritura ne hekur kane edhe sportistet qe ushtrojne aktivitet fizik ne menyre te rregullt.

Burime te tjera te mira te hekurit perbejne ushqimet si:

Mish vici, qengji, gici (3,5mg/120gr)
Karkalecat (2mg/120gr)
Ostrike (8mg/ ½ kupe)
Midhje (3mg/120gr)
Melci te Pules (10mg/120gr)
Mish Gici (1mg/120gr)
Lengu I kumbullave vishnje te thara (3mg/240ml)
Fruta te thara si stafidhe, kajsi, kumbulla (
Farat e kungullit (4mg/30gr)
Fasule te gjitha llojeve dhe fruta te thate (2-3mg/120gr)
Buka e zeze (1mg/fete)
Gjethet jeshile, gjethet e panxharit ne vecanti (2,7mg/1 kupe)
Lekura e patateve

Kombinoni ushqimet me zgjuarsi!

Per te rritur perthithjen e hekurit nga ushqimet e mesiperme duhet te jene te pranishme ne te njejtin vakt edhe ushqimet e meposhtme te cilat jane te pasura ne vitamine C.

Specat e kuq
Domatet
Kivi
Agrumet
Brokoli
Shalqiu
Pjepri
Luleshtrydhet
Lakra e bardhe
Patatet
Gjethet jeshile

Shembuj kombinimesh:

Makarona me salce domatesh, mish te grire dhe borzilok
Mish gici me patate me lekuren e tyre dhe trumze
Fergese me domate, speca dhe mish pule
Brokoli me biftek vici
Stafidhe me luleshtrydhe
Thjerrza me salce domatesh dhe leng portokalli

Ushqimet qe pengojne perthithjen e hekurit jane:

Veza
Qumeshti
Brumrat
Spinaqi
Caji
Kafja dhe kakao
Arrat dhe drithrat

Keshilla te tjera

Sigurohuni qe cdo dite, te merrni ne secilin prej dy vakteve kryesore, te pakten nje kombinim te favorshem.

Ushqimet qe pengojne perthithjen e hekurit konsumojini ne vaktet e ndermjetme si paradite dhe pasdite, te pakten 3 ore larg vakteve kryesore.

Konsumoni shpesh gjate dites leng kumbullash (pa sheqer).

Perdorni sa me shume erzat si trumza, rigoni, rozmarina, borziloku, sepse ato kane permbajtje te koncentruar hekuri.

Pyesni mjekun nese nevojiteni suplement hekuri dhe cili eshte I pershtatshem per ju. Mos abuzoni me suplementet pasi teprica e hekurit eshte e demshme per organizmin.

KOMENTE