Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza e refugjatëve në Siri, më e keqja që prej asaj në Ruanda
English

Kriza e refugjatëve në Siri, më e keqja që prej asaj në Ruanda

Konflikti në Siri ka shkaktuar krizën më të keqe në botë refugjatëve për 20 vjet, me një mesatare prej 6,000 njerëz që largoheshin çdo ditë në vitin 2013, shprehen raportet e OKB-së.

Shefi i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres tha se numrat e refugjatëve nuk i kishin ringjallur një ndienjë të tillë të frikshme që nga genocidi i 1994-s në Ruanda.

Ai është shprehur kështu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili gjithashtu shpjegoi se 5,000 njerëz po vriten çdo muaj.

Shefi i ndihmës në OKB Valerie Amos tha se të paktën 6.8 milionë Sirë kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad janë mbërthyer në një betejë të ashpër me luftëtarët e opozitës për kontrollin e vendit.

Ka patur një bllokim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi krizën, ku Rusia dhe Kina refuzuan të mbështesin veprimet kundër zotit Assad të propozuara nga fuqitë e tjera veto, SHBA, Britani dhe Francë.

KOMENTE