Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhje me standarde? Provoni te dilni te pavarur
English

Zgjedhje me standarde? Provoni te dilni te pavarur

Afrim Krasniqi - Unë nuk jam mbështetës i modelit politik të Dritan Priftit. Përkundrazi, mendoj se modele si ai nuk e kanë vendin në politikë dhe as në vendimmarrjen publike. E kam kritikuar në aferat e tij, e kam kritikuar në fushatën e tij me “blerje lopësh”, e kam kritikuar në lehtësinë e tij për deklarime të ashpra politike dhe më pas në tërheqjen e akuzave ndaj kritikëve politikë. Dhe u qëndroj këtyre kritikave. Por individi Dritan Prifti u lejua të dalë në zgjedhje si i pavarur dhe mori rreth 6800 vota. Prej ditës së votimit ai këmbëngul se votat e tij kanë qenë më të shumta dhe se mandati i tij është vjedhur. Në shtetin e të drejtës pretendimet e tij meritojnë vëmendje dhe trajtim ligjor. Ato u rrëzuan sot në KQZ, jo si përmbajtje, por si formalitet.

Sot “i munduri” quhet Dritan dhe perceptimi publik është kundër tij, por nesër mund të ketë emrin e gjithsecilit prej nesh, ndaj duke evituar emrin dhe debatin rreth tij, duhet të merremi me fenomenin dhe pasojat e tij. Në rastin aktual KQZ nuk ka interes të merret me Priftin dhe asnjë individ tjetër jashtë koalicioneve të mëdha. As PD, as PS, as LSI, as PR, pra asnjë nga partitë e përfshira në administrimin zgjedhor, qoftë si përfaqësuese direkt ose indirekt në KQZ, qoftë edhe administruese në grupet e numërimit të votave! Kodi i pashkruar konsensual politik është dhe mbetet: kur partitë nuk kanë interes, individi nuk ka mbrojtje, e drejta e tij nuk merr peshë dhe shanset e tij për transparencë janë minimale.

Referimet janë domethënëse edhe në zgjedhjet e fundit. PD kërkoi hapjen e disa dokumenteve zgjedhore në Lezhë dhe përmes KQZ e mori një mandat më shumë, PS kërkoi hapje të kutive në Kukës dhe ka mundësi të marrë një mandat më shumë. PR sot kërkoi hapjen e kutive në zonën e Shkodrës dhe me provat e saj të krijon përshtypjen se ka të drejtë në pretendimin e një mandati. Po kur kërkesa vjen nga një individ? Nuk ka vlerë, nuk merret njeri me të, nuk ka mekanizma mbrojtjeje dhe as garanci administrative e ligjore në saktësimin e fakteve dhe pretendimeve të tij. Votat e Priftit mund të mos jenë prekur, mandati i tij politikisht e moralisht mund të mos jetë legjitim, por nëse ai ka fituar, nëse ka të drejtë, atëherë janë cenuar parimet e barazisë zgjedhore dhe kemi të paktën një deputet në parlamentin e ri pa legjitimitet de facto zgjedhor!! Ne pamë më 2009 sesi PD fitoi pushtetin duke refuzuar kërkesën për hapjen e kutive të votimit dhe më 2011 fitoi bashkinë e Tiranës duke bërë të kundërtën, duke hapur kutitë e votimit! Pra, kur je në pushtet i bën vetë rregullat e lojës, lojtarin dhe gjyqtarin. Kur nuk je në pushtet nuk bën asnjërin përveç spektatorit. Në rastin konkret hapja e kutive të pretenduara mund të mos sjellë ndryshime në raportet parlamentare, por i jep procesit besueshmëri dhe integritet, - gjëja kryesore që ka munguar dhe vazhdon të mungojë në zgjedhjet shqiptare, standard që sic duhet, nuk e arritën as këto zgjedhje të rotacionit të tretë politik!

Kur flitet për parimet e barazisë zgjedhore nga Komisioni i Venecias gjithnjë thuhet: kriter thelbësor është sa respektohet i pavaruri, i dobëti, individi dhe pakica! Tek ne legjislacioni konsensual zgjedhor e pamundëson kandidimin e pavarur (vetëm kur është deputet dhe vet-deklarohet si Malaj e Prifti), e pamundëson mbrojtjen e më të dobëtit dhe pjesëmarrjen e tij në votime, individi nuk ka peshë, fushëveprimi e mbrojtje pasi administrimi zgjedhor është tërësisht politik dhe i dirigjuar nga dy ose tri selitë e partive të mëdha, dhe pakica trajtohet si bezdi, diçka e huaj, që nuk duhet dëgjuar!

Rasti i refuzimit të një kandidati nga KQZ për konkurrim megjithëse mblodhi mbi 3 mijë nënshkrime, por edhe rasti i sotëm i Priftit është janë dëshmi të këtij paradoksi, që i bën zgjedhjet shqiptare produkt të dyshimtë dypartiak, produkt rrethanash specifike....larg frymës dhe parimeve mbi të cilat shprehet sovraniteti real i popullit!

KOMENTE