Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret një delegacion të Partisë Komuniste të Kinës
English

Berisha pret një delegacion të Partisë Komuniste të Kinës

Kryeministri Berisha takoi sot një delegacion te Partisë Komuniste të Kinës, i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, z. Tian Yongxiang. Delegacioni shoqërohej nga Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, z. Ye Hao.

Kryeministri Berisha i uroi miqve mirëseardhjen dhe kënaqësinë e veçantë për vizitën e tyre dhe, pasi u ndal në faktin se dy partitë Partia Demokratike dhe Partia Komuniste e Kinës kanë transformuar rrënjësisht dy vendet respektive, theksoi se kjo vizitë është tregues i qartë i interesit konstant që Partia Komuniste e Kinës ka treguar ndaj marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe dy partive.

Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishëm krijimin e Sekretariatit për bashkëpunim me Evropën Lindore dhe Juglindore dhe fondin e vënë në dispozicion nga qeveria kineze për projekte bashkëpunimi e zhvillimi në këtë rajon. Kryeministri vlerësoi projektet e përbashkëta dhe u ndal tek inciativa e qeverisë së drejtuar prej tij për mësimin e gjuhës kineze në shkollat e vendit si një hap me rëndësi në zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Kryeministri Berisha vlerësoi edhe bashkëpunimin në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, si një projekt madhor jo vetëm për vendin por edhe për rajonin. Ai falenderoi kompaninë e madhe Kineze CSCEC (China State Construction Engineering Corp.ltd) dhe qeverinë Kineze për ofertën realisht te leverdishme qe kanë bërë para zgjedhjeve për rrugën e Arbrit me zero ndikim ose ndikim të parëndësishëm, sipas variantit mbi borxhin publik. Pas përfundimit te zgjedhjeve oferta po përgatitet për tu shpallur ne përputhje ne ligjin si tender i hapur ndërkombëtar. Qeveria e re do vendose për përzgjedhjen e variantit dhe do të negociojë kontratën. Ndër të tjera kjo kompani ka shprehur angazhimin e saj edhe për tramvajin e Tiranës.

Kryeministri u ndal tek nevoja për nxitjen e mëtejshme të investimeve kineze. Kryeministri u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij ka krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja dhe shprehu shpresën se kjo frymë do të vazhdojë të mbahet edhe në të ardhmen si interesi me i mirë i vendit. Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike dhe financiare botërore dhe pavarësisht pasojave, e ruajti rritjen ekonomike, falë reformave të ndërmarra nga qeveria e kryesuar prej tij. Ai e ftoi investitorët kinezë të përfitonin nga mundësitë që ofron Shqipëria në infrastrukturën portuale, energjinë hidrike, miniera, etj. Në këtë kuadër, me interes është hapja e një banke kineze, u shpreh Kryeministri Berisha.

Z. Tian Yongxiang e falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe takimin me delegacionin që ai kryesonte. Ai gjithashtu theksoi me kënaqësi progresin e vazhdueshëm që kanë njohur marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve bazuar në një marrëdhënie miqësorë historike mes dy popujve. "Shqipëria është një vend i vogël por shumë i njohur në Kinë" u shpreh zoti Yongxiang duke nënvizuar se kjo përbën një bazë të mirë për nxitjen e investimeve kineze. Ai theksoi rolin e padiskutueshëm dhe historik të Partisë Demokratike në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy popujve dhe vendeve tona, duke vënë në pah kontributin e çmuar personal të Kryeministrit Berisha, i cili vlerësohet lart nga pala kineze.

Ai u shpreh se Shqipëria, në stadin aktual, ka mundësi shumë të mira përfitimi nëpërmjet projektesh, nga fondi i qeverisë kineze për ivënë në dispozicion të bashkëpunimit me Europën Lindore dhe Juglindore. Z. Yongxiang shprehu interesin e palës kineze për të mbështetur në projektet e modernizimit të infrastrukturës. Gjithashtu ai vlerësoi bashkëpunimin kulturor, përfshirë nismën për mësimin e gjuhës kineze, ne dispozicion të së cilës, qeveria kineze ka vënë një numër mësuesish.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe vlerësime për zhvillimin e marrëdhënieve ndërpartiake, duke vlerësuar shkëmbimet në nivelet më të larta gjatë viteve të fundit. Kryeministri Berisha e njohu delegacionin e Partisë Komuniste Kineze me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së tij, nëpërmjet mekanizmit "një anëtar, një votë" dhe çmoi se ky proces do te çojë në rinovimin dhe forcimin e partisë dhe do ta përgatisë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Në kuadër të bashkëpunimit partiak, z. Yongxiang e ftoi z. Berisha të vizitojë Kinën në krye të një delegacioni të Partisë Demokratike.Kryeministri Berisha e pranoi ftesën me kënaqësi dhe i shprehu bashkëbiseduesit përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin, Kryeministrin dhe autoritetet më të larta të Partisë Komuniste Kineze.

KOMENTE