Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama-Blair. Moment i duhur që Shqipëria të bashkohet me qeverinë e re dhe me programin e saj të ri
English

Rama-Blair. Moment i duhur që Shqipëria të bashkohet me qeverinë e re dhe me programin e saj të ri

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama është takuar sot paradite me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, me të cilin ka diskutuar për rreth 2 orë lidhur me piketat e para të qeverisjes. Pas takimit Edi Rama është shprehur:
“Është një kënaqësi shumë e madhe që takimin e parë pas zgjedhjeve, jashtë Shqipërisë, unë e bëj me një mik të madh, që përveçse çka njihet është edhe një pikë referimi e kahershme e imja dhe e jona si Parti Socialiste. Ndërkohë jam shumë i lumtur që kjo fitore na jep mundësinë të kemi ndihmën e një miku të madh, një kryeministri që ka lënë gjurmë në historinë e Anglisë dhe të botës mbarë dhe e një njeriu që nuk harron asnjëherë të përsërisë se është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Nga ana e tij Tony Blair ka thënë:
“Së pari, dua të uroj Edi Ramën për fitoren e tij të jashtëzakonshme. Ky është një moment i duhur që Shqipëria të bashkohet me qeverinë e re dhe me programin e saj të ri. Jam i sigurt se ekziston një vullnet i madh në komunitetin ndërkombëtar për t’i uruar qeverisë punë të mbarë dhe të jetë e suksesshme. Sfidat e vendit janë shumë të mëdha, por unë e di se ka një vendosmëri të jashtëzakonshme për t’i kapërcyer ato. Si dikush që e konsideron veten një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve ne jemi të lumtur t’ju ndihmojmë me mundësitë tona më të mira. Dua t’ju uroj juve z. Rama gjithë të mirat, duke ditur sesa punë e vështirë është të jesh Kryeministër. Fat të mbarë dhe duhet të dini se gëzoni një mbështetje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar që të realizoni me sukses këtë detyrë”.

KOMENTE