Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilla për ju maturantë, para se të merrni fluturimin
English

Këshilla për ju maturantë, para se të merrni fluturimin

Edona Bilali, MSc - Në momentin më pak të përshtatshëm marrim vendimin më të rëndësishëm të jetës tonë, bëhet fjalë për zgjedhjen e profesionit që do të ndjekim për të gjithë jetën. Në këto ditë të gjithë maturantët dhe familjet përkatëse janë nën presionin e vendimarrjes për alternativën më të mirë të studimit e peshuar kjo me mundësitë dhe kapacitetin dhe kontributin e tyre gjatë periudhës së studimeve në shkollën e mesme. Po flasim për rreth 50.000 maturantë që pas pak orësh do të vendosin rrugën e karrierës së tyre. Faktorët që përcaktojnë vendimarrjen të shoqëruara nga disa këshilla për çdo rast janë si më poshtë:

Familja: 77% e maturantëve përfshijnë familjen në proçesin e vendimarrjes për karrierën e tyre.
Nga pikëpamja psikologjike kjo konsiderohet mëse normale duke qënë se janë personat më të afërt që kanë parë hap pas hapi prirjet e fëmijëve të tyre. Mirëpo në praktikë janë ndeshur plot raste kur maturantët imponohen nga zgjedhja e prindërve duke trashëguar profesionin e tyre, në disa raste duke ndjekur dëshirat e parealizuara të prindërve dhe në disa raste të tjera duke u bazuar mbi perceptimin e prindërve për tregun e punës në dekadat në vazhdim. Shpesh prindërit nuk marrin në konsideratë që dega që ato kanë përfunduar studimet pas disa dekadash ka një vend tjetër në listën e profesioneve më të kërkuara.

Këshilla në këtë rast për maturantët: këshillohuni patjetër me prindërit dhe dëgjoni me vëmendje pikëpamjet dhe sygjerimet e tyre objektive por mos harroni që në fund vendimi për karrierën dhe punën që do të bëni deri sa të dilni në pension është totalisht juaji.

Ndërkohë këshilla për prindërit e maturantëve që të hënën përcaktojnë fatin e tyre: tregohuni objektiv dhe realist me prirjet dhe kapacitetin e fëmijëve tuaj, pavarësisht se dëshira dhe mundësia për ta shkolluar në degët më të mira mund të ekzistojë fëmija do përfundojë duke bërë një punë që nuk i pëlqen dhe si rrjedhojë nuk do të performojë kurrë në nivelin që një prind ka dëshirë të dëgjojë për fëmijën e vet.


Shoqëria: Ky faktor vjen duke u bërë çdo vit e më influencues. Mbi 60% e maturantëve të pyetur në vitin 2012 pohojnë se diskutojnë dhe këshillohen me shokët dhe shoqet për vendimarrjen e karrierës.
Tendenca duket dhe vitet e para të universitetit kur të pyetur pse kanë zgjedhur degën përkatëse përgjigja lidhet me zgjedhjen që ka bërë shoku ose shoqja e ngushtë. Ky është një faktor që duhet të zhduket nga lista. Të dhënat tregojnë se më pak se 20% e shoqërive të gjimnazit vazhdon të ruhet në universitet dhe në vitet në vazhdim.

Këshillohuni me shoqet, shokët për metodikën dhe faktorët e vendimarrjes por mos u influenconi nga zgjedhja e tyre.
Mundësitë financiare për shkollim jashtë vendi: Një tjetër vendim shpesh dhe ky fort i rëndësishëm është përzgjedhja e institucionit ku do të zhvillohen studimet. Prindërit shqiptarë kanë tendencën për ta parë si të pakrahasueshme një diplomë ndërkombëtare me një diplomë vendase, dhe megjithëse në shumë aspekte është e pakrahueshme duhet mbajtur parasysh që në rastin kur profesioni do të ushtrohet në vend shpesh studentët që kthehen nga jashtë nuk e gjejnë veten dhe preken nga sindroma e studentit të përjetshëm (duke vazhduar studime master dhe PhD sepse nuk integrohen dot në tregun e punës). Një pjesë shumë e vogël e të rinjve shqiptar arrijnë të përfundojnë studimet në kohë jashtë vendit. Shumica e tyre për shkak të shpenzimeve të mëdha nuk arrijnë të mbyllin detyrimet me univerisitetin në kohë pasi u duhet të punojnë njëkohësisht që studiojnë.
Këshilla për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit: shikoni alternativën për të punuar jashtë vendit vetëm në rastet kur kushti ekonomik është i zgjidhur (me bursë studimi ose financim familjar), dhe
kryesorja duhet të vini me një plan shumë të qartë ri integrimi pasi rrezikoni të ndiheni si peshku pa ujë.

Këshilla për prindërit: këshillohuni dhe testojini fëmijët tuaj nëse janë të aftë të përballojnë jetesën vetë pasi përveç studimit të jetuarit jashtë kërkon që ato të fitojnë të gjitha pavarësitë përveç asaj financiare (në rastet kur mbulohet nga prindërit). Investoni si të ishit në bursë pa u përfshirë emocionalisht, pasi fatkeqësisht shpeshherë rezulton që nuk kthehet investimi.

Një këshillë e fundit dhe shumë praktike për të gjithë maturantët mund të realizohet për pak minuta në kushte shtëpie:

Mbyllni sytë dhe mendoni si do të dëshironit (kujdes mendoni siç e dëshironi jo si pritni që ajo të jetë) një ditë normale e jetës tuaj në të 30tat dhe pastaj në të 40tat. Mundohuni të përfytyroni sa më shumë detaje. Disa pyetje që mund tju ndihmojnë janë:

. A ka njerëz në zyrën time apo kam zyrë personale?

¸ Po punoj në zyrë apo terren?

¸ A punoj me njerëz?

¸ A më pëlqen tu shërbej/kënaq njerëzit?

¸ A dua të lë një impakt në mjedisin tim të punës dhe më gjerë?

¸ A kam ide inovatore për të sjellë një ndryshim në punën dhe komunitetin ku jetoj?

¸ A dua që njerëzit të marrin vesh që në fund të punës është firma ime apo vlerësimi i produktit/shërbimit tim është i mjaftueshëm?

¸ A duhet të influencoj njerëz apo dua të kem autonomi në vendimmarrj

Duke ju uruar që këto këshilla të përziera (teorike dhe të vëzhguara nga praktika) të jenë sadopak të vlefshme shpresoj që të merrni vendimin e duhur për tu zgjuar çdo ditë me sigurinë që sdo kishte asnjë profesion tjetër që do performonit më mire sesa ky që do të zgjidhni të hënën.

KOMENTE