English

18-vjeçarja masakrohet me sëpatë nga burri i saj

Mësohet se një 18-vjeçare është masakruar me sëpatë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në Hekal të Tiranës, ku për pasoje të dhunës brenda në familje, 18-vjeçarja Anxhela Gjosha ka humbur jetën në mënyrën më çnjerëzore duke u masakruar nga bashkëshorti i saj me sëpatë.

Sipas informacioneve më të fundit, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

KOMENTE