Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot zgjidhet lideri i ri i Partisë Demokratike
English

Sot zgjidhet lideri i ri i Partisë Demokratike

Partia Demokratike do të votojë gjatë ditës së sotme për të zgjedhur liderin e ri.

Të dy kandidatët kanë zhvilluar fushatë intensive për dy javë, ku kanë prezantuar platformat e tyre. Ndërsa kandidati Sokol Olladshi nuk ka zhvilluar takimin përmbyllës.

Në një lajmërim në rrjetin social “Facebook” ai ka thënë se nuk është e hijshme për PD-në që të zhvillohen paralelisht dy takime në të njëjtën kohë, se do të dukej si një ndarje demokratësh. “Miqtë e mi, sot kisha lënë një takim në pallatin e sportit “Asllan Rusi" në Tiranë, por e anulova, sepse mu duk jo e bukur për PD-në që paralelisht të zhvilloheshin dy takime në të njëjtën kohë. Do dukej si një ndarje demokratesh dhe ne nuk kemi nevojë për asgjë të tillë. Ju ftoj nesër të merrni pjesë në votim dhe të votoni projektin tim për rikthimin e shpejtë të PD-së në shumicë. Ju falënderoj të gjithëve”, shkruan Olldashi. Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ka organizuar takimin përmbyllës, ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë demokratët. Ai kujtoi se rezultati i 23 qershorit s’ishte ai që pritej dhe dëshirohej, por se me organizimin e ri, PD-ja do të rikthehet shumë shpejt në mazhorancë. Në të gjithë vendin janë ngritur rreth 57 qendra votimi, që do të hapen në orën 8 të mëngjesit, e do të mbyllen në 19.00.

Ndërkaq, numërimi i votave është parashikuar të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Këshilli Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë, do të votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratik.

KOMENTE