English

Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike

Fiton garën për kryetar i Partisë demokratike, kryetrai aktual i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Basha ka fituar 80.38 përqind të votave të anëtarësisë së PD-së ndërsa vetëm 19.61 % të votave kanë shkuar në favor të kandidatit tjetër Sokol Olldashi.

Në fjalën e tij të parë si kreu i PD-së, Basha falenderoi të gjithë mbështetesit për besimin e madh që i kanë dhënë, duke e zgjedhur në krye të Partisë Demokratike si dhe rivalin e tij në garë Sokol Olldashi.

“Falenderoj anetarët, strukturat dhe drejtuesit për vlerat e larta qyetare me të cilët u angazhuan në këtë proces. Ne këtë garë të parën të vërtetë, ne demokratet ju dëshmuam qytetarëve se jemi përfaqesuesit më të denjë të lirisë, demokracisë e dinjitetit. Falenderoj Sokol Olldashin, në këtë garë, gjë që tregoi vlerat e patjetërsueshme dhe unike të PD. Ishin dy kandidatë që shpalosëm vizionet para gjithë demokratëve. Ne nuk harrojmë, që jemi të gjithë demokratë, anëtarë të një familjeje, më të vendosur dhe më të bashkuar se kurrë. Në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri do të jap gjithçka me vendosmëri absolute dhe përgjegjësinë më të lartë ndaj jush, anëtarëve dhe militantëve të PD. Do mbështetem te vizioni i themeluesve, Azem Hajdarit dhe qëndrestarëve të tjerë, te energjia e pamatë e militantëve dhe anëtarëve, te përvoja e drejtuesve sot e ndër vite, te pasuria e vlerave të lidershipit historik, Sali Berishës. Do punoj që PD e lindur nga ëndrrat e të rinjve të jetë forca e ëndrrave të tyre, gjeneratës së lirisë, bashkë me ta kemi fituar bashkë me ta do i japim krahë fitoreve të ardhshme.

Ai ka theksuar se PD-ja do të ndërtojë një opozitë të fortë, ballore dhe alternative ku shqiptarët do mund të gjejnë përkrahje.
“Detyrat që na presin nuk janë të lehta, sfidat janë të mëdha. Gjatë rrugës tonë kemi treguar se sa herë kemi qenë të bashkuar, të vendosur, jemi përballuar me sukses dhe kemi fituar. Ne do të ndërtojmë një opozitë të fortë, ballore dhe alternative. Për çdo problem, në çdo sektor shqiptarët do shohin zgjidhjen tonë. Do jemi çdo ditë kudo, me të përndjekurit, pronarët, botën akademike, gratë shqiptare, rininë, të moshuarit, pakicat, në krah të çdo qytetari që ndihet i përndjekur nga pushteti i votave të vjedhura. Ne jemi partia e taksave të ulëta dhe konkurrencës së ndershme.Ta nisim rrugëtimin tonë së bashku, me ballin lart për vlerat tona, për të shkuarën, misionin tonë dhe t’u japim shqiptarëve jo vetëm një opozitë të fortë. Ta kthejmë PD në udhëheqje të projektit tonë. Zoti na ndihmoftë! Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” shtoi Basha.

KOMENTE