English

Pollo uron Bashën në Facebook: Fat të mbarë e sukses të shpejtë

Pas përfundimit të votimit, për kryetarin e Partisë Demokratike, kutitë e të 54 Qendrave të Votimit, nga i gjithë vendi, kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të bëhet edhe numërimi i votave.

Deri në mesnatë, kishin mbërritur pjesa më e madhe e kutive, ndërsa ato do të hapen në 10 tavolinat e numërimit, të ngritura në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkaq, sipas korrespondentëve të TCH, mësohet se përqindja e anëtarëve të PD-së, që morën pjesë në votim, ka qenë e ulët.

Procesi i votimit u shoqërua me disa probleme, kryesisht me mungesa në lista të anëtarëve të partisë që mbetën pa votuar. Ndërsa kryetari i dorëhequr Berisha por edhe kandidati Lulzim Basha folën për një proces historik, kandidati tjetër në garë Sokol Olldashi hodhi hije dyshimi, ndërsa ngriti shqetësimin e listave, fletëve të votimit me numër serie si dhe la të kuptohej se në garë ai nuk kishte patur rival vetëm Bashën.

Ndërkohë ende pa dalë rezultati zyrtar i zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, ministri i inovacionit Genc Pollo ka uruar përmes Facebook andidatin Lulzim Basha për fitoren.
“Urime Lul Bashës, kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike. Fat të mbarë e sukses të shpejtë” ka shkrua Pollo në profilin e tij.

KOMENTE