Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: rritja e rrogave dhe pensioneve, jane filozofia jonë
English

Berisha: rritja e rrogave dhe pensioneve, jane filozofia jonë

Këshilli i Ministrave miratoi sot një seri vendimesh, në tërësi lidhur me rritjen e pagave në disa kategori dhe dhënien me koncesion të një serie hidrocentralesh.

Në fillim të mbledhjes, pasi uroi në emër të kabinetit qeveritar kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria vazhdon veprimtarinë normale me ligjet dhe vendimet, që të gjitha në përputhje me programin e kësaj qeverie, si dhe u shpreh se nuk do mund të kalojë dhe të miratohet asnjë ligj dhe vendim i cili ndërhyn në programin e qeverisë tjetër.

Lidhur me vendimet për rritjen e pagave, Kryeministri Berisha u shpreh se këto vendime janë në linjat të cilat u paraqitën në mbledhjen e kaluar. “Rendi i ditës sot është shumë i pasur dhe përsëri, në tërësi, trajton një seri vendimesh për rrogat, sepse vendimet për rrogat janë sipas sektorëve edhe sipas degëve. Këto vendime janë në linjat të cilat u paraqitën në mbledhjen e kaluar. Ato janë në zotimin tonë për rritje rrogash dhe pensionesh. Ne e kemi bërë këtë rritje për 7 vite me radhë, nga viti 2006 e deri më sot dhe do ta bëjmë sa herë të jemi në pushtet. Kjo është filozofia jonë”, tha Kryeministri Berisha

Për sa i përket vendimeve të miratuara për dhënien me koncesion të hidrocentraleve, Kryeministri Berisha u shpreh se janë historia më e madhe e suksesit në këtë vend. “Me gjithë zotimin e zyrës së Kryeministrit të zgjedhur, siç po e shpall veten zoti Rama, se do të anulojë çdo koncesion, kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj. Është kjo qeveri e cila ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur që në Shqipëri, nga viti 2008 e deri më sot, të firmosen në sektorin privat mbi 130 kontrata për ndërtimin e mbi 370 hidrocentraleve, po të marrim edhe këto që miratojmë sot. Kjo është një ndër historitë më të shkëlqyera të suksesit që ky vend ka pasur ndonjëherë, dëshmi e një besimi të madh të biznesit për klimën e investimeve në Shqipëri, por edhe dëshmi e një kuadri të shkëlqyer ligjor që qeveria miratoi për shfrytëzimin sa më të madh të kësaj pasurie kombëtare që është edhe pasura e parë e shqiptarëve”, tha Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Duke prezantuar këto vendime, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Kjo është mbledhja e parë e këtij kabineti, të cilin unë e drejtoj pa qenë njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike. Shfrytëzoj rastin që në emër të ministrave ti uroj suksese në detyrën e re kryetarit. Unë e di që ju ia keni uruar edhe vetë.

Jemi në mbledhjet e fundit dhe ne vazhdojmë veprimtarinë tonë normale me ligjet dhe vendimet, që të gjitha në përputhje me programin e kësaj qeverie. Nuk do mund të kalojë dhe të miratohet asnjë ligj dhe vendim i cili ndërhyn me programin e qeverisë tjetër. Zoti ministër, nuk do mund të pranohet vendimi që erdhi javën e kaluar për sigurimet shëndetësore dhe Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. Pavarësisht nga vështirësitë, do të gjenden mënyra të tjera për ta zgjidhur. Shqiptarëve u është premtuar zyrtarisht dhe botërisht shërbim shëndetësor falas, pa kontribute. Ne nuk mund të bëjmë hapa, sepse del sikur vazhdojmë me kokëfortësi në programin tonë, i cili garanton shërbim falas për ata që paguajnë kontribute dhe ata që nuk kanë mundësi të paguajnë kontribute. Pra ndahemi në dy filozofi. Vendimet të qëndrojë këtu në pritje. Unë e kuptoj që krijohen disa vështirësi, por të ngremë institucione të cilat në programin e forcës politike nuk ekzistojnë, kjo nuk mund të bëhet. Besoj se edhe në aspekte të tjera programet janë të ndara. Ne ndjekim programin tonë të mandatit që po përfundon tani. Ky është qëndrim parimor i drejtë.

Sot rendi i ditës është shumë i pasur, ka disa projektligje. Ju lutem shumë, edhe një herë, së bashku me të gjithë agjencitë e linjës të sillni çfarë projektligjesh keni, në mënyrë që Parlamenti i ri të ketë lëndën për të punuar derisa qeveria e ardhshme të marrë të gjithë ritmin e vetë në funksionimin e saj. Parlamenti nuk duhet të rri në vakanca, por duhet të punojë. Ky është detyrimi ynë. Çfarëdo ligji, marrëveshje duhet t’i miratojmë.

Rendi i ditës sot është shumë i pasur dhe përsëri, në tërësi, trajton një seri vendimesh për rrogat dhe pensionet, sepse vendimet për rrogat janë sipas sektorëve edhe sipas degëve. Këto vendime janë në linjat të cilat u paraqitën në mbledhjen e kaluar. Ato janë në zotimin tonë për rritje rrogash dhe pensionesh. Ne e kemi bërë këtë rritje për 7 vite me radhë, nga viti 2006 e deri më sot, dhe do ta bëjmë sa herë të jemi në pushtet. Kjo është filozofia jonë. Ne nuk mund të mashtrojmë shqiptarët me premtime antiglobaliste të uljes së çmimeve. Çmimet nuk ulen. Në një treg të lirë çmimet kanë në mënyrë të pashmangshme një rritje progresive. Dhe kjo rritje është në një mënyrë dëshmi e një zhvillimi të shëndetshëm, kur ajo rritet sipas parashikimeve, siç është rasti i Shqipërisë dhe shumicës së vendeve. Por ne rrisin rrogat dhe pensionet.

Këtu duhet të shpreh keqardhjen time të thellë se një objektiv të cilin e kam pasur shumë përzemër nuk arritëm ta realizojmë. Ky objektiv ka qenë rritja e ndihmës ekonomike për të gjithë ata që ishin në varfëri ekstreme. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që asnjë shqiptar të mos jetojë në varfëri ekstreme. Një varfëri është e pamundur të çrrënjoset tërësisht, por varfëria ekstreme mund të çrrënjoset tërësisht. Sikundër, varfëria jo ekstreme mund të luftohet me sukses plotësisht. Varfëria ekstreme është forma më e dhimbshme e vuajtjes sociale. Ne bëmë një punë shumë serioze, realizuam regjistrin dixhital të të gjithë qytetarëve në ndihmë ekonomike. Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë është një tjetër bazë e shkëlqyer e të dhënave. Nëpërmjet përdorimit të këtyre dy regjistrave mund të bëhet, uroj që qeveria e ardhshme ta bëjë këtë, një pastrim i madh i informalitetit në ndihmën ekonomike. Nga lufta kundër informalitetit, por edhe burime të tjera do mund të dilnin fondet e mjaftueshme për të rritur mbi kufirin e varfërisë ekstreme ndihmën për këta qytetarë. Absolutisht, nuk është një kosto e papërballueshme, nuk është një kosto rënduese, por procesi u zgjat për shkaqe në disa raste objektive dhe raste të tjera burokratike. Unë ndjej keqardhje dhe them edhe një herë se ky objektiv jashtëzakonisht i rëndësishëm mbeti pa u realizuar në politikën tonë të pagave dhe pensioneve. Uroj që ministria e Punës në bashkëpunim me ministritë e tjera ta shfrytëzojnë këtë bazë të dhënash, sepse është një studim i shkëlqyer. Natyrisht, ajo kërkon edhe ndryshime ligjesh. Ajo nuk mund të bëhet me ligjin ekzistues, ku të gjithë këshilltarët ulen rreth kryetarit dhe përfshijnë veten në ndihmë ekonomike edhe pastaj mendojnë për qytetarët, çfarë të mbetet.

Sot këtu janë vendime për rritjet e pagave për shumë kategori, janë dy ligje për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura dhe një ligj tjetër shumë i rëndësishëm për arbitrazhin, një praktikë kjo gjerësisht e përdorur për të zgjidhur kundërshtitë midis bizneseve, si alternativë e praktikës gjyqësore, me kushtin që të pranohet nga të dy palët. Ka një përpjekje serioze dhe është shumë e rëndësishme, sepse lehtëson procedurat dhe burokracitë. Bashkë me Gjykatën Administrative, kjo është një ndihmë e madhe për bizneset.

Gjithashtu, janë një seri vendimesh të tjera të rëndësishme. Marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropian të Investimeve për asistence teknike. Siç theksova, janë vendime për pagat e punonjësve të institucioneve të ndryshme, të Gardës se Republikës, të sektorit mbështetës, ministrinë e Mbrojtjes, Spitalit Ushtarak, Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri, Policinë Pyjore. Janë disa marrëveshje, të cilat janë të firmosura me kompani që po ecin drejt një suksesi të vërtetë në fushën e naftës. “Raporti për ndihmat shtetërore të vitit 2012”, në të cilën Shqipëria mban një nga vendet më të lakmueshme. Ka ndihmën shtetërore më të vogël, në tregti dhe në prodhim, edhe është për t’u marrë model në këtë drejtim.

Gjithashtu, janë një seri hidrocentralesh. Me gjithë zotimin e zyrës së Kryeministrit të zgjedhur, siç po e shpall veten zoti Rama, se do të anulojë çdo koncesion, kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj. Është kjo qeveri e cila ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur që në Shqipëri nga viti 2008 e deri më sot të firmosen në sektorin privat mbi 130 kontrata për ndërtimin e mbi 370 hidrocentraleve, po të marrim edhe miratimin e këtyre sot. Kjo është një ndër historitë më të shkëlqyera të suksesit që ky vend ka pasur ndonjëherë, dëshmi e një besimi të madh të biznesit për klimën e investimeve në Shqipëri, por dëshmi e një kuadri të shkëlqyer ligjor që qeveria miratoi për shfrytëzimin sa më të madh të kësaj pasurie kombëtare që është edhe pasura e parë e shqiptarëve. Natyrisht, çdo qeveri është e detyruar të qëndrojë në mënyrë të vendosur ndaj çdo veprimi të pabazuar në ligj, por një qeveri apo një forcë politike që me megafon zotohet se do të anulojë këtë apo atë koncesion, pa paraqitur qoftë edhe një argument të vetëm edhe pa i dërguar dosjen në gjykatë, tregon se nuk ka qëllim tjetër përveç gjobëvënës. Kjo është shumë e rrezikshme dhe shumë e pandershme. Nuk duhet harruar se asgjë në këtë botë nuk trembet më shumë se paraja. Ajo trembet më shumë se çdo gjë tjetër. Në qoftë se nga selia mavi çdo ditë bëhen deklarata se do të anulojmë këto dhe ato, kjo do të thotë që qindra investitorë të rezervohen shumë për të investuar paratë e tyre në këtë vend. Çdo kontratë, çdo vendim është transparent dhe i plotë dhe mund të merret jo vetëm nga forca politike që vjen në pushtet, por mund të merret nga cilido për ta parë nëse është i bazuar në ligj. Sulmet apriori kundër koncesioneve janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ato janë historia më e madhe e suksesit në këtë vend. Nga viti 2007 e më pas janë ndërtuar dhe janë në ndërtim e sipër qindra hidrocentrale. Ne sot miratojmë përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”, të hidrocentralit “Gjadër”, të hidrocentralit “Zall Xhuxhe”, të hidrocentralit “Plepi”, të hidrocentralit “Kalivar”, të hidrocentralit “Kolosjan”, të hidrocentralit “Viliq”. Siç e shihni, kjo është një ditë shumë e rëndësishme për energjetikën shqiptare. Ato janë në zona të thella, por janë në zona ku punësojnë, japin rroga, gjenerojnë mirëqenie edhe më pas do të gjenerojnë energji për shqiptarët. Edhe një herë e theksoj, këto sulme janë problematike.

KOMENTE