Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Negociatat e para Kosovë-BE për MSA në shtator të këtij viti
English

Negociatat e para Kosovë-BE për MSA në shtator të këtij viti

Bekim Shehu ka intervistuar per Dojeçe Velen znj Çitaku, ministren e integrimit europian te Kosoves pasi Kosova pret që në prill të vitit të ardhshëm të përfundojë procesi i negociatave për MSA. Nga kjo marrëveshje Kosova do të ketë përfitime ekonomike sidomos në fushën e bujqësisë, që përbën 70 % të substancës së MSA-së.
DW: Zonja Çitaku, jo shumë kohë më parë Kosovës iu dha drita e gjelbër për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe e gjithë kjo për shkak të përparimit, si u tha, në dialogun Kosovë-Serbi. E arriti vërtetë Kosova atë që dëshiroi në këtë fazë?

Çitaku: Në tetor të vitit të shkuar, Komisioni Evropian pati publikuar studimin e fizibilitetit në kontekst të hapjes së negociatave për MSA. Ishin katër kritere të vëna nga Komisioni Evropian: Ai në fushën e reformës së administratës publike, në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe në fushën e tregtisë. Pas përmbushjes së kritereve teknike, normalisht që procesi i normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka krijuar një kontekst më të relaksuar edhe brenda vet Bashkimit Evropian, për t'i dhënë Kosovës dritën e gjelbër për negocimin e MSA-së. Ky është hapi i parë drejt një rruge të gjatë por të pakthyeshme e cila destinacion ka, Bashkimin Evropian.

DW: Më tregoni në pika të shkurtra, si zhvillohet ky proces, ka një datë të saktë se kur nisin negociatat?

Çitaku: Tashmë Komisioni Evropian pas marrjes së dritës së gjelbër nga ana e shefave të shteteve anëtare të BE-së, është duke përgatitur direktivën negociuese, draft marrëveshjen. Ne kemi ndërtuar strukturën negociuese, kryenegociator është ministrja e integrimeve evropiane ndërkohë që janë të përfshira edhe ministritë që substancialisht janë të përfshira në këtë proces. Ne presim që në muajin shtator t'i mbajmë negociatat e para dhe sic ka thënë edhe komisioneri Stefan Fyle, presim që këtë proces ta përfundojmë në prill të vitit të ardhshëm.

DW: Ju thoni që në mujin prill të vitit të ardhshëm duhet të përmbyllen negociatat. Është Kosova e përgatitur që për një kohë kaq të shkurtër të negociojë të gjitha marrëveshjet me Komisionin Evropian.

Çitaku: Negocimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit nuk ka kohë fikse, për disa vende ka zgjatur gjashtë muaj për disa vende ka zgjatur një vit, për disa të tjera që kanë pasur fatin e keq që t'i ndërpresin negociatat, mund të kenë zgjatur edhe më shumë, mirëpo, Kosova hynë në këtë proces shumë më e përgatitur sesa vendet e tjera dhe po e përsëris që këtë proces në presim që ta përmbyllim vitin e ardhshëm.

DW: Zonja ministre si ka vepruar Komisioni Evropian me Kosovën, krahasuar me vendet e rajonit, sa i përket procesit të stabilizim asocimit?
Çitaku: Normalisht zgjerimi si proces bazohet në mesimet që i merr nga pervojat e zgjerimit me vendet e rajonit dhe këto janë shndërruar në kritere shtesë për vendet që kanë pasur dhe rrjedhimisht kriteret karshi Kosovës jo rrallë herë kanë qenë më rigoroze. Mirëpo, kjo nuk na dëmton neve por na bënë më të kalitur më të përgatitur për proceset që në presim në të ardhmen. Ne kemi pasur fatin e mirë që këto 14 vjet pas përfundimit të luftës institucionet t'i ndërtojmë bashkarisht me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare kryesisht të Bashkimit Evropian dhe infrastruktura jonë ligjore është ndërtuar nga përvojat më të mira të Bashkimit Evropian dhe kjo është parë edhe me publikimin e studimit të fizibilitetit dhe më përmbushjen e shpejtë të kritereve afatshkurtëra. Unë jam shumë e bindur që në rast se ne do ta ruajmë unitetin politik, koncensusin e brendshëm që e kemi karshi procesit të integrimeve evropiane, në prill të vitit të ardhshëm do të mund të përmbyllim procesin e stabilizim asocimit.

DW: Cilat janë përfitimet konkrete që ka Kosova në këtë fazë?

Çitaku: Përfitimet nga marrëveshja e stabilizim asocimit janë në shumë nivele. Në nivelin e parë bëhet fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës sepse, MSA është marrëveshje kontraktuale që Bashkimi Evropian nënshkruan me vendet që potencialisht mund të bëhen anëtare dhe menjëherë pas nënshkrimit, Kosova mund të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke qenë që jemi vendi i parë që hynë në marrëveshjen e stabilizim asocimit për ratifikimit të marrëveshjes së Lisbonës, ky proces mund të jetë më i lehtë për ne sepse shumë nga kompetencat janë bartur te strukturat e BE-së në Bruksel. Në rrafshin e dytë janë përfitimet ekonomike. Për Kosovën do të hapen shumë programe në fushën e tregtisë sidomos në fushën e bujqësisë, të cilat përbëjnë rreth 70% të substancës së marrëveshjes së stabilizim asocimit dhe këto dy komponente do të përfitojnë më shumë se kushdo tjetër nga nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit.

DW: Zonja ministre, pesë vende anëtare të BE-së akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Parashihni se mund të keni ende pengesa nga këto pesë vende në rrugën e integrimit të Kosovës

Çitaku: E thashë edhe në fillim, Kosova ka humbur pesë vite që nga shpallja e pavarësisë, pikërisht për shkak të kompleksitetit karshi statusit politik të Kosovës dhe mungesës së unitetit brenda Bashkimit Evropian. Është e qartë që procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë ka prodhuar një ambient më të favorshëm për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për herë të parë Bashkimi Evropian ka arritur pajtueshmërinë që të hap negociatat për MSA me Kosovën, pa pasur kundërshti nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. Ky është një hap i madh përpara dhe është një ndryshim substancial, rrënjësor nga ajo çfarë kemi pasur deri tani dhe unë nuk pres që kjo qasje të ndryshojë. Negocimi dhe ndryshimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit e fut Kosovën në një rrugë pa kthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

DW: Zonja ministre çfarë po bëhet me procesin e liberalizimit të vizave, ka shpresë që së shpejti qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza?

Çitaku: Ne në qeveri tashmë kemi miratuar edhe tetë ligje që shënon e përmbylljen e pakos legjislative që derivon nga udhërrëfyesi për liberalizimn e vizave dhe kam besimin e plotë që edhe parlamenti i Republikës së Kosovës që para se të përmbyllë këtë sezon do të miratojë këto ligje në të dy leximet. Ne jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë në përmbushjen e kritereve por, kohëve të fundit kemi një shqetësim e kjo është rritja e numrit të azilkërkuesve. Kjo është një çështje që ne duhet dhe do ta adresojmë më shumë urgjencë. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se periudha kur ata kanë mundur të kërkojnë azil ka përfunduar. Ne kemi nënshkruar marrëveshje riatdhesimi. Unë e kuptoj që shumë prej tyre jetojnë në kushte të vështira, mirëpo, azili nuk është opsion dhe në momentin që kalojnë ilegalisht në Bashkimin Evropian, ata do të kthehen në Kosovë si rezultat i marrëveshjeve për riatdhesim që ka nënshkruar Kosova.

KOMENTE