Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hoxhaj: 2013 është një vit evropian për Kosovën dhe për rajonin
English

Hoxhaj: 2013 është një vit evropian për Kosovën dhe për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkevičius, ka thënë se viti 2013 është një vit evropian për Kosovën dhe për rajonin, dhe se kjo konfirmohet edhe nga vizita e homologut të Lituanisë në Kosovë, pikërisht në fillim të presidencës së BE-së nga ky shtet mik.

Ministri Hoxhaj pas takimit me ministri Linkevičius ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e fuqishme aktive të Lituanisë gjatë viteve të fundit, në shumë aspekte.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale e shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve. “Si një vend i rëndësishëm evropian Lituania ka dhënë një kontribut të madh për Kosovën dhe ne i jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje”, tha Hoxhaj, duke përmendur aspekte të shumta të përkrahjes së Lituanisë.

Dy ministrat kanë biseduar edhe për mbështetjen që mund të jep Lituania sa i takon ndërtimit, modernizimit dhe reformimit të FSK-së, e cila, siç u shpreh Hoxhaj, “muajt e ardhshëm do të ketë një mision të ri dhe ne jemi shumë të interesuar që të kemi një anëtarësim në NATO të Republikës së Kosovës, si një prioritet afatshkurtër dhe afatgjatë i Kosovës”.

“Viti 2013 është një vit evropian për Kosovën, por është një vit evropian edhe për rajonin, prandaj edhe ministri i Jashtëm i Lituanisë në marrje të presidencës evropiane viziton Kosovën dhe rajonin. Unë e informova ministrin për progresin që kemi bërë në këto pesë vjetët e fundit, me një vendosmëri dhe përkushtim të madh të popullit, elitës politike dhe Qeverisë së Kosovës, në ndërtimin e një shteti nga themelet, të të gjitha institucioneve, për stabilitetin politik dhe stabilitetin ekonomik që ka pas Republika e Kosovës”, tha ndër të tjera, Hoxhaj.

Hoxhaj dhe Linkevičius kanë biseduar edhe për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dialogun dhe arritjen e marrëveshjes. “Qëndrimi ynë është se marrëveshja e 19 prillit padyshim se e ka mbyllur një kaptinë të një konflikti 100 vjeçar, të një lufte të tmerrshme dhe kjo marrëveshje është një bazë e mirë për avancimin e relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të hapur edhe një kaptinë të re e cila për mendimin tonë duhet të shkruhet në muajt e ardhshëm, përmes implementimit të marrëveshjes. Disa prej hapave konkret kanë ndodhur deri më tash në veri të Kosovës me mbylljen e institucioneve paralele të policisë dhe sigurisë, por padyshim pika kulmore do të jetë organizimi i zgjedhjeve lokale më 3 nëntor”, ka thënë Hoxhaj.

Lidhur me agjendën integruese, ministri Hoxhaj ka thënë se për Kosovën është shumë me rëndësi që negociatat sa i takon nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të ndodhin sa më shpejt. “Besojmë që shtatori apo vjeshta e këtij viti do të jetë hapësira kohore kur do të fillon ky proces dhe shpresojmë që në fund të pranverës apo në mes të vitit të ardhshëm të përfundon ky proces”, tha Hoxhaj, duke shtuar se prania e ministrit të Jashtëm të Lituanisë është një mbështetje e fuqishme për agjendën evropiane të Kosovës, sa i takon hapjes së negociatave për MSA-në dhe për liberalizimin e vizave, si dy binarë kyç për Kosovën.

Duke iu referuar qëndrimit të Brukselit për zgjerimin e BE-së në Ballkan, Hoxhaj tha se më shumë e preferon që këtë proces ta quaj proces të konsolidimit të BE-së në Ballkan, duke thënë se “Kosova dhe Ballkani gjithnjë kanë qenë pjesë përmbajtjesore e Evropës në kuptimin historik, gjeografik dhe kulturor”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Linas Linkevičius, ka vlerësuar progresin mbresëlënës që po arrihet në Kosovë, duke theksuar se jo rastësisht po e viziton Kosovën dhe rajonin në marrje të presidencës së BE.

Ministri Linkevičius shprehu mbështetje të fuqishme për agjendën integruese evropiane të Kosovës dhe rajonit, duke theksuar se avancimi i këtyre proceseve është pjesë e prioriteteve të presidencës lituaneze të BE-së.

Ai ka shprehur përkrahje edhe për përmbylljen e shpejtë dhe të suksesshme të procesit të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Por, siç u shpreh Linkevičius, gjithçka varet nga progresi që do të arrihet.

Ai u shpreh i kënaqur edhe me dinamikën dhe qasjen racionale për implementimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit të integrohen në familjen evropiane. Kjo nganjëherë ecë më ngadalë, e nganjëherë më shpejt, por vizioni dhe e ardhmja është e qartë dhe ne duhet të punojmë së bashku që ta bëjmë këtë të mundur”, tha ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevičius.

KOMENTE