Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Qeveria e re një ekip eksperimental që do ti përulet kryetarit
English

Basha: Qeveria e re një ekip eksperimental që do ti përulet kryetarit

Konferencë për shtyp e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në seli:

Edi Rama njoftoi dje ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes së shqiptarëve dhe që do të përgjigjet për premtimet piramidale dhe amatoreske me të cilat erdhi në pushtet.

Tok me emrat e shqiptuar dje nga kryesocialisti, në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e të shkuarës së palavdishme dhe të bëmave të errëta të anëtarëve të këtij ekipi eksperimental.

Aktorë të së kaluarës së largët, ministra të Ramiz Alisë, protagonistë famëkeq të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushteti gjatë qeverisjes së korruptuar të para 2005-ës, sharësit dhe shpifësit më të zellshëm kundër Shqipërisë në çdo udhëkryq të rëndësishëm të vendimarrjeve europiane, protagonistë të lidhjeve me trafiqet dhe lidhje nepotike dhe menaxhues të njohur të interesave të ish-kryetarit në Bashkinë e Kryeqytetit, deri para dy vitesh.

Pra, një ekip që mbledh paaftësinë, mungesën e eksperiencës shtetërore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare!

Duke lënë jashtë vlera dhe kapacitete serioze të Partisë Socialiste, dhe duke përfshirë kamikazë personalë, Edi Rama shkelmoi çdo parim qeverisës të një demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla të paqena në funksion të kapjes dhe mbajtjes të gjithë pushtetit për veten dhe tarafin e tij.

Pas tërheqjes nga çdo premtim që u ka bërë qytetarëve më 23 qershor, njoftimi i djeshëm nuk habit askënd por, vërteton se qeveria e zotit Rama, nuk mund të ishte veçse një bashkësi që do i shërbejë kryetarit për të përmbushur ëndrrën e tij për tu ndjerë Kryeministër dhe jo për t’ju shërbyer qytetarëve!

Ky pra nuk është ekipi që do tu shërbejë shqiptarëve, por ekipi që do ti përulet kryetarit dhe do ti shërbejë vetëm interesave të tij dhe të kupolës së errët të 23 Qershorit!

Çdo shqiptar duhet ta dijë sot se shumë shpejt pasojat e këtij qëndrimi shpërfillës dhe përçmues ndaj vullnetit dhe interesave të tyre, do të rëndojnë mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe të familjeve të tyre.

Partia Demokratike është e vendosur që në respekt të parimeve më të shenjta të demokracisë parlamentare dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë, të përballet fuqishëm dhe të mbrojë ineteresat e vendit dhe qytetarëve nga kjo skemë e kapjes së pushtetit dhe e batërdisjes së paralajmëruar të shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë.

***
Pyetje: - Kur pritet që të mblidhni kryesinë e re të Partisë Demokratike?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike do të angazhohen në një proces sipas parashikimeve statutore që do të nisë në muajin shtator në të gjithë degët e Partisë Demokratike. Një process analize dhe përgatitjet më zgjedhjen e forumeve të degëve dhe që do të çojë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së re, në kohën e parashikuar në statut. Dhe për këtë po bëhen hapat e parë të përgatitjes.

Pyetje: – Z. Basha, a keni një emër në mëndje për Kryetarin e grupit parlametar apo do të prisni të mbidhet Kuvendi që të vendoset si propozim i grupit?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: Unë po kryej konsultimet e nevojshme me drejtues, anëtarë të Kryesisë, anëtarë të grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike dhe në kohën e duhur do të bëhet i njohur edhe vendimi përsa i përket strukturës drejtuese të grupit tonë Parlamentar.

Pyetje: - Si do ta koordinoni, menaxhoni në këtë kohë të mbetur zgjedhjen e strukturave të reja? Do të bashkëpunoni me zyrtarët aktualë dhe drejtuesit në detyrë apo edhe me rivalin tuaj, z. Olldashi?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: Duke u bazuar në parimet që kam shpallur gjatë gjithë kësaj kohe, të punës, kontributit, përkushtimit dhe vlerësimit të këtyre tre elementëve për çdo drejtues dhe anëtar të Partisë Demokratike.

KOMENTE