Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: financat shqiptare janë financa transparente dhe gjendja ekonomike është solide
English

Berisha: financat shqiptare janë financa transparente dhe gjendja ekonomike është solide

Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, në funksion të programit të qeverisë. “Në rendin e sotëm ka disa projektligje dhe vendime, të cilat kanë të bëjnë me ‘gropën’ e financave shqiptare, siç po thotë piktori, i cili në mënyrën më të pakonceptueshme dëshmon se nuk ka “abc”-në e infrastrukturës së institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka një muaj që çirret, si duket ka fiksuar ndonjë kompani për të ndarë paratë me të, për kompani ndërkombëtare auditi, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar është kryeauditi botëror për çdo qeveri, për çdo vend të lirë dhe të dhënat e tij janë të dhënat ndërkombëtarisht më të besueshme. Po kështu edhe të Bankës Botërore, të Bankës së Shqipërisë dhe të Komisionit Evropian”, tha Kryeministri Berisha.

Më tej, Kryeministri u shpreh se financat shqiptare janë financa transparente. “Dua të theksoj edhe një herë se financat shqiptare janë financat më transparente. Çdo qindarkë që hyn në buxhetin e këtij vendi kalon nëpërmjet sistemit bankar dhe është lehtësisht e kontrollueshme dhe e publikuar”, tha Kryeministri.

Kryeministri Berisha tha, gjithashtu, se gjendja ekonomike është solide dhe kjo, natyrisht, në qoftë se nuk e sulmon me shpenzime. “Kryeministri ka të drejtë të emërojë ministër cilin të dojë. Kjo është në tagrin e Kryeministrit dhe ai ka përgjegjësinë e tij, por ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe se të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë”, tha Kryeministri Berisha.

Lidhur me publikimin e emrave të kabinetit të ardhshëm qeveritar, Kryeministri Berisha nënvizoi se nuk ka çfarë të komentojë për atë kabinet, pasi ai është një kabinet që flet vetë, por vlerësoi se prania e disa zonjave më shumë në të përbën një hap qartësisht pozitiv.

KOMENTE