Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rriqnat një problem shqetësues. Po humbim jetë njerëzish
English

Rriqnat një problem shqetësues. Po humbim jetë njerëzish

Në Kosovë është regjistruar viktima e 9 gjatë këtij viti, e shkaktuar nga ethet hemorragjike, që shkaktohen nga pickimi i rriqrave. Viktima është një 58 vjeçar nga fshati Dragobil i komunës së Malishevës, i cili vdiq në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në ditën kur shënohet viktima e nëntë nga ethet hemorragjike, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënë se kjo sëmundje është e pashërueshme, ndersa janë duke bërë maksimumin që të parandalojnë atë.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës pikërisht për këtë çështje, minitri Agani tha se duke marrë parasysh se vdekjet e para nga ethet hemorragjike krimea kongo në Kosovë janë regjistruar qysh në vitin 1954 në fshatin Stanishor, kur një familje prej tetë anërëve kishte ndërruar jetë, atëherë kuptohet se ky është një problem kompleks.

Riqnat janë njohur si transmetues të sëmundjeve, por tashmë ato janë njohur dhe për reaksionet alergjike tek njerëzit. Që prej 2009 Scott Commins imunolog, ka studjuar lidhjen e çuditshme midis riqnave, mishit dhe reaksionit alergjik.
Mjekët bëjnë thirrje për një bashkëpunim me njësitë veterinare dhe mjekësore.

Specialistet rekomandojnë personat nga zonat e prekura që rriqnat të mos largohen nga personat joprofesionalë por, me urgjencë të lajmërohen tek mjeku familjar dhe të lidhen me shërbimin veterinar për dezinfektimin e ambjenteve.
Në Shqipëri kanë filluar aktivitetin një sërë kompanish të specializuar me staf veterinerësh dhe specialistësh në këtë fushë, për shërbime dezinfektimesh dhe konsulencash të ndryshme.
Një prej tyre ndër më të specializuarat është dhe kompania GRIFIN,ka si aktivitet kryesor mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore dhe mjedisit me metoda eko-miqësore.
GRIFIN me nr telefoni 066 606 6679 ose adresë e-maili: grifin.albania@gmail.com

KOMENTE