Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blutë e Lezhës arrestojnë vjedhësit e Rrugës së Kombit
English

Blutë e Lezhës arrestojnë vjedhësit e "Rrugës së Kombit"

Blutë e Lezhës kanë arrestuar 21-vjeçarin Ardit Maxhuni, banues në Grykë-Lumë, Komuna Shënkoll, ndërsa Anton Nikolli, 21-vjeç nga Durrësi është shpallur në kërkim për grabitjet e ditëve të fundit me maska në Rrugen e Kombit.

Sipas Policisë së Lezhes, këta dy shtetas janë autorë të grabitjes së dy shtetasve kosovarë në autostradën Durrës-Kukës, mëngjesin e së shtunës.

Gjithashtu, ata po hetohen edhe për dy grabitjet e ndodhura në datën 3 prill dhe 11 korrik. “Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Maxhuni është autor edhe i disa veprave të tjera kriminale, si ajo e ndodhur në datën 3 Prill, kur u vodh me armë shtetasi A. Kamberi dhe në 11 Korrik, në Rreps, Mirditë. Materialet hetimore i janë përcjellë Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim e mbajtje të paligjishme të armëve luftarake”, deklaroi Fatos Cera, zëdhënës i policisë së Qarkut Lezhë.

Operacioni i policise u mbështet edhe nga forcat speciale si edhe një helikopter.

Sipas hetimeve, dy të rinjte zgjidhnin fundjavën për të grabitur, pasi vinin shumë shtetas nga Kosova për të kaluar fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar.

Ata vendosnin gurë në autostradë për të ndaluar makinat dhe më pas i kërcënonin me armë, raporton top channel.
1849

KOMENTE