English

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpall zyrtarisht të mbyllur proçesin zgjedhor 2013

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë paraditen e së martës ndarjen e mandateve të procesit zgjedhor të 23 qershorit, duke e deklaruar atë zyrtarisht të mbyllur.

Është shpallur fitues, koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane". Ky është vendimi i fundit që KQZ-ja merr me katër anëtarët e saj lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit.

Kështu, sipas Lefteri Lleshit, ndarja në qarqe është e tillë:
Elbasan 8-6
Fier 11-5
Gjirokastër 4-1
Korçë 7-5
Kukës 1-3
Lezhë 6-4
Durrës 6-5
Tiranë 19-13
Vlorë 8-4
Përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj akuzoi trupën e KQZ-së se është përpjekur që të vonojë sa më shumë shpalljen e rezultatit.

“Jemi në 6 gusht dhe po shpallim rezultatet e 23 qershorit. Qëndrimi i Parlamentit detyroi KQZ të marrë vendime me 4 anëtarë. Ndarja e mandateve nga Kolegji i dha fund përpjekjeve për të shtyrë mbledhjen e Kuvendit të ri”, ka deklaruar Gjonçaj.

Ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso është shprehur: “KQZ bëri çdo përpjekje për zgjedhje sipas standarteve”.

KOMENTE