Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompensimi i pronave, për vitin 2013. Proçedura
English

Kompensimi i pronave, për vitin 2013. Proçedura

Tashmë ish-pronarët që kanë dorëzuar dosjet në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të pronave për të përfituar nga fondi i vitit 2013, duhet të plotësojnë një formular tip.
Në listën e përfituesve do të jenë dosjet që nga vitit 2006 dhe deri në vitin 2012, por ish-pronarët duhet që brenda dy javëve të plotësojnë kërkesën tip, e cila ka hyrë dje në fuqi. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit. Dje ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për ndarjen e fondit të kompensimit për pronarët, për vitin 2013, ndërkohë që janë ndryshuar kriteret dhe masa e kompensimit për m2. Kompensimi do të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet . Kompensimi i pronës do të bëhet në mënyrë të shkallëzuar që shkon nga 200 m² deri në 600 m².

Cilat janë kriteret

Për pronarët të cilëve iu është njohur prona për kompensim së pari kërkohet që vendimi i njohjes së pronës dhe i të drejtës së saj për kompensim të jetë përfundimtar, pra të mos jetë në proces trajtimi administrativ apo gjyqësor dhe të jetë i ekzekutueshëm. Së dyti kërkohet që vendimi me të cilin aplikohet të mos jetë trajtuar më parë me kompensim si në të holla, ashtu edhe fizik. “Sipas këtij vendimi nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara, që kanë përfituar më parë kompensim të plotë apo të pjesshëm me vendimin më të cilin aplikojnë. Ky kufizim është i nevojshëm me arsyetimin, që fillimisht duhet të përfitojnë edhe subjektet e shpronësuar apo trashëgimtarët e tyre ligjorë, të cilët nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme,” thuhet në vendimin e qeverisë. Së treti, kompensimi i pronës së llojit truall do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet.

Si do të bëhet kompesimi

Masa e kompensimit të pronës do të jetë gjithashtu sipas skemës të aplikuar në vitin 2012, pra në varësi të sipërfaqes së pronës së njohur për kompensim. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit vetëm nëse përmbushen kriteret e mësipërme. Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merren numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Sa i përket subjekteve, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2012 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2013. Dokumentacioni Për të përfituar kompensimin subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë AKKP-së një dosje me dokumente. Kështu së pari duhet bërë një kërkesë për kompensim në të holla, sipas formularit të caktuar me vendim qeverie, së dyti duhet deklarata për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit të caktuar, së treti si pjesë e dokumentacionin kërkohet edhe titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës, që, sipas rastit, mund të jetë vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vendim i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërpërmendura janë ndryshuar në rrugë gjyqësore. Më tej dosja e dokumentacionit duhet të plotësohet me planvendosjen përkatëse bashkëlidhur vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim; dëshmia e trashëgimisë dhe nëse disponohet, prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm apo disa prej tyre, ku të jetë e përcaktuar tagri për të tërhequr shumën e parave për pjesët takuese, në rast se shpallen fitues; nevojiten gjithashtu vendimet e KKP-së/ ZRAKKP-së ku janë përcaktuar pjesët takuese të secilit bashkëpronar, në rastet kur aplikimi kryhet nga një pjesë e trashëgimtarëve përfitues; çdo akt tjetër gjyqësor apo administrativ, me anë të të cilit provohet pjesa takuese e secilit bashkëpronar; dokumenti i identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pajisur me prokurë; dhe në fund nevojitet edhe mandatpagesa.

Rastet e kaluara

Për rastet që nuk kanë përfituar deri më tani për arsye të ndryshme, kërkuesit duhet të pohojnë vullnetin e tyre, nëpërmjet një kërkese të re për kompensimin, të shoqëruar me dokumentet e shkruara më poshtë: kërkesa për kompensim financiar, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; deklarata për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi; dëshmia e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës së trashëgimtarëve, të përcaktuar në Kodin Civil; prokurë e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitet 2008, 2009, 2011 apo 2012 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla. Pas dorëzimit të kërkesës për kompensim me dosjen e mësipërme të dokumentacionit AKKP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla duke bërë verifikimet e nevojshme për të marr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar.

KOMENTE