Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Nuk do pranojmë praktikat e vjetra për pranimin në universitete
English

Berisha: Nuk do pranojmë praktikat e vjetra për pranimin në universitete

Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime dhe projektligje të rëndësishme. Gjatë fjalës së tij në fillim të mbledhjes, Kryeministri Berisha u ndal në tre vendime të rëndësishme.

Vendimi i parë kishte të bënte me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri Berisha tha, se ky ligj është përgatitur nga një pune e madhe e specialistëve tanë më të mirë të kësaj fushe dhe specialistëve Europian të kontraktuar, duke pasur parasysh faktin, TVSH si taksë themelore e vendit. Sipas tij, me këtë ligj sistemi, pëson një përmirësim të ndjeshëm në të gjitha aspektet, por natyrisht i takon parlamentit dhe shumicës që vjen ta miratojë, megjithëse ligji ka shkallën më të lartë të ekspertizës.

Vendimi i dytë tek i cili u ndal kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij kishte të bënte me kuotat e universiteteve, të cilat do të shkojnë në përputhje me planifikimin dhe programin e kësaj qeveria. Kryeministri u shpreh se kjo qeveri do ti mbetet nismës “Dyert e hapura”, për të rinjtë shqiptarë për të provuar ëndrrën e tyre universitare për ta bërë atë të vërtetë. “Natyrisht, tha Kryeministri Berisha, - në vitet që vijnë ka një platforme tjetër të qeverisë, platformë, e cila synon rikthimin tek praktikat e vjetra të pranimeve universitare, por platformë, të cilën ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike ligjore. Ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të kenë të drejtë të ulen në bankat e universiteteve. Natyrisht çdo qeveri ka të drejtë të marrë vendimet që do dhe të përballet me pasojat e tyre”.

Vendimi i tretë i rëndësishëm sipas kryeministri Berisha është edhe vendimi “Për shpronësimet, për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjave 110 KV dhe 220 KV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë”. Kryeministri Berisha theksoi se ky projekt është edhe investimi më i madh privat në historinë e Shqipërisë, investimi më i madh në energjetike në historinë e Shqipërisë. “Një nga luginat dhe një nga zonat më të thella, më të largëta dhe më të heshtura të vendit do të shndërrohet në një nga zonat me gjallërinë më të madhe të vendit, pasi nga Moglica në Banjë e gjithë kjo zonë do të jetë zonë ndërtimesh, tunelesh, digash të paimagjinueshme. Me një efekt shumë pozitiv në ekonominë shqiptare, ku punësohen mijëra e mijëra vete, në qarkun e Elbasanit dhe rrethin e Gramshit, nga qarqet dhe rrethet me krah pune më të lirë. Në furnizimi me energji të Shqipërisë, prodhon rreth 15 përqind apo më shumë të nevojave energjetike të vendit. Pra dora dorës, Shqipëri shkon drejt një vendi eksportues i rëndësishëm i energjisë në Rajon”, u shpreh kryeministri Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha ka shfrytëzuar foltoren e Mbledhjes së Qeverisë për të nisur urimin për festën e Bajramit me gazetarët, duke ju uruar gëzuar këtë natë dhe ditën e Bajramit, ditën ku nderojmë të gjithë sakrificën për më të mirën për Zotin, për atë që besojmë.

KOMENTE