English

Kërcënimet dhe grabitjet me armë, në mes të ditës. Video reale e ndodhur në Korçë

Në mes të ditës vazhdojnë kërcënimet dhe grabitjet me armë.

TV A1 Report siguron ekskluzivisht pamje të momentit kur një tregtar i produkteve ushqimore kërcënohet me armë dhe dhunohet me grushte nga një person i pa maskuar dhe që nuk frikësohet nga fakti se është në një ambient publik, në mes të ditës. Ngjarja është zhvilluar pak ditë më parë në tregun e magazinave në qytetin e Korçës.

Video është sjell në redaksinë e tv A1 Report nga një qytetar i Korçës, i cili ka arritur të fiksojë momentet e ngjarjes me kamerat e sigurisë së dyqanit të tij.

Pamjet tregojnë qartë sesi një burrë i armatosur me pistoletë vjen drejt tregtarit dhe pasi i drejton pistoletën e qëllon me grusht.

Policia e Korçës pranon ngjarjen dhe shpjegon se ka qenë një sherr dhe kërcënim për motive personale. .

Policia shton se ndaj personit, i identifikuar si Arben Perparim Sadikaj, 44 vjeç, banues në lagjen 16 Korçë, ka nisur procedim penal për kanosje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake ndaj shtetasit Dh.J, 34 vjeç, banues ne fshatin Vashtemi - Korçë.

Nga ana tjetër, qytetari që kishte videon tha se pamjet e filmuara kanë të bëjnë me një tentativë grabitjeje.

Grabitjet me dhunë e armë janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët të cilët ndjehen të pambrojtur, ndërsa uniformat blu janë inegzistente përballë kësaj situate më shumë se sa të frikshme.
1852

KOMENTE