Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferi u ofron rusëve stërvitje në Krivolak
English

Xhaferi u ofron rusëve stërvitje në "Krivolak"

Konfirmimi i marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse, si dhe mundësitë dhe moduset për avanacimin e bashkëpunimit reciprok, ishin temat për të cilat diskutuan ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi, ambasadori Rus në Republikën e Maqedonisë Oleg Nikollaeviç Shçerbak dhe atasheu ushtarak rus, kapiteni Evgenij Shitov, në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjatë takimit, në drejtim të thellimit të bashkëpunimit bilateral, ministri Xhaferi, sugjeroi disa zona në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në të cilat ka vend për një bashkëpunim më të ngushtë si në sferën e trajnimit të mbajtjes së pajisjeve ushtarake nga prodhimtaria ruse, në edukimin ushtarak, pjesëmarrje në stërvitje reciproke ushtarake, shfrytëzimin e qendrës së trajnimit "Krivolak" dhe qendrës rajonale për marrëdhënie me publikun.

Ambasadori Shçerbak, ndërkohë, u falënderua për takimin dhe për mundësinë e shkëmbyerjes së ideve dhe mendimeve lidhur me bashkëpunimin në aspektin e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Bashkëpunimin e kësaj fushe, Republika e Maqedonisë dhe Federata Ruse, e vënë në themel mbi Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën ushtarake që nga viti 1997.

KOMENTE