English

"Dhëndri" perfekt për të gjitha nënat. Pianisti shqiptar me famë botërore

Në botë, emri i tij lakohet, ndërsa nuk njihet shumë në Shqipëri.. Është pianist dhe i suksesshëm madje. Ka vite të tëra që i përkushtohet pianos. Aktualisht, është ende beqar, por të jeni të sigurt se ai do të ishte dhëndri perfekt për të gjitha nënat. “Shekulli” më në fund arriti të linte një takim me Lengon. Por, menjëherë na ra në sy një Rudin tjetër nga ai djali serioz që para-qitet në skenat e mëdha botërore. Rudini nuk kishte veshur kostumin e një pianisti klasik dhe as këmishën e profesorit të pianos, siç bën çdo ditë. Ishte veshur me një palë xhinse, gjë që na bëri të mendojmë menjëherë që e njohim shumë pak këtë talent shqiptar. Të tillë janë personazhet me të cilët duhet të krenohemi, e megjithatë jo i gjithë faji i mungesës së informacionit i takon medias shqiptare. Vetë Rudin Lengo nuk ka qenë i pranishëm në Shqipëri për dymbëdhjetë vjet. Karriera e tij e suksesshme e ka bërë t’i largohet paksa realitetit shqiptar. Në këtë intervistë ai do të na rrëfejë vizitën e tij pas shumë kohësh në Shqipëri dhe kujtimet që mori me vete në Toronto. Që prej mbarimit të shkollës tetëvjeçare, Lengo u shpërngul së bashku me familjen e tij në Kanada. Mësimet e para të pianos i ka marrë në Shqipëri, në Tiranë, por jo pak borxhli ndjehet edhe ndaj Kanadasë, e cila ka ditur ta vlerësojë gjithnjë.

Çfarë marrëdhënieje ka një shqiptar si ju në Kanada me Shqipërinë?

Është një marrëdhënie e paprekshme. Është një marrëdhënie që askush nuk mund ta shkëpusë. Ne në shtëpinë to-në flasim gjithmonë shqip. Tashmë familja jonë është rritur dhe nuk jemi më të gjithë shqiptarë. Kështu që na qëllon ndonjëherë të flasim anglisht. Edhe në Toronto kur takohem me shqiptarë, ndjehem mirë, flasim shqip dhe kujtojmë një Shqipëri ndryshe, më të vjetër. Shqipëria është një vend i bukur, një vend me kapitale të jashtëzakonshme natyrore, por që për shkak të impenjimeve dhe anës financiare nuk kam mundur ta vizitoj shumë. E megjithatë, përtej gjithë udhëtimeve që kam bërë në botë, Shqipëria është një vend i bukur në zemrën time.

Çfarë përshtypjeje të la vendi ku ke lindur pas 12 vjetësh?

Ndihem mirë që shoh se gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Më vjen ta krahasoj këtë kryeqytet me Manhatanin, vendin ku kam studiuar. Këtu gjen vajza shumë të bukura, që aty nuk i gjen, ose të paktën veshja e tyre nuk është kaq e kujdesur sa këtu. Nëpër botë veshja dhe pamja e jashtme është më praktike. Këtu sheh makina shumë të bukura, por njëkohësisht edhe varfëri të madhe. Lypësit e Tiranës i ngjajnë atyre të Manhatanit, edhe makinat, edhe trafiku. E përtej të gjitha këtyre gjërave, vonesës së rrogave, mosvëmendjes që i kushtohet artit, muzikës dhe një pjese të madhe të shoqërisë, Shqipëria po ndryshon. Shoh një valë të mirë zhvillimesh dhe ndryshimesh. Sigurisht, që vetëm pak vite më vonë Shqipëria do të jetë njëlloj me vendet e Europës Perëndimore. Unë jam i bindur për këtë. Sepse bindja e këtij populli që gjej sot ma thotë këtë.

Kush të rrëfen për këto detaje?

Familja është një bërthamë e fortë për shqiptarët, detyrimisht edhe për mua. Dhe kur vij këtu kam familjarë, kushërinj që më presin e më rrëfej-në çfarë ndodh në këtë vend. Unë vij nga një familje artistësh. Daja im, Gëzim Rudi, është aktor. Gjendja e një aktori në Shqipëri është shumë afër gjendjes së një njeriu që mbijeton. Biznesmenët dhe shteti shqiptar deri më tani nuk ka shfaqur kurrfarë interesi ndaj artit. Po kështu kurrfarë interesi ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, të asaj që punon, që kërkon një jetë të pasur artistike apo sportive. Është shumë e rëndësishme që shteti ta kthejë kokën nga kjo shtresë, sepse është shtresa e mesme që e mban një shoqëri.

Një nga emocionet e tua më të bukura që ke marrë në Shqipëri?

Kur erdha në tetor në Shqipëri pas rreth 11 a 12 vitesh, në një koncert takova mësuesin tim të parë të pianos. Kishte ardhur të më ndiqte në koncertin e parë që jepja në Shqipëri. Unë nuk e dija, por kur e takova, pas shfaqjes, ai ishte aq i mallëngjyer dhe aq i prekur nga performanca ime sa që e kisha të vështirë të mos emocionohesha kur më tha që ndihet krenare për mua. Është një nga kujtimet më të bukura që kam nga Shqipëria.

Si është një ditë tipike e juaja në Toronto?

Po ju rrëfej një nga ato ditët në të cilat nuk ka koncerte. Zgjohem relativisht herët dhe relativisht vonë, rreth orës nëntë. Fillimisht, studioj dhe praktikoj pianon vetë. Pas orës 12 ose 13 filloj të jap leksione në studion time. Në përgjithësi, mësimi zgjat 5 ose 6 orë dhe pastaj studioj vetë. Jam ende në shkollë. Mbrëmjeve, nuk dal shpesh , por ndonjëherë frekuentoj ndonjë klub me miqtë e mi muzikantë. Gjatë fundjavës ndonjëherë jam më i lirë. Fundjavat i shpenzoj pranë liqenit të Ontarios. Nuk është një jetë e shtrenjtë apo jetë luksi.

Rrugëtimi i një artisti shqiptar nëpër botë

Ai ka lindur në Tiranë. Deri në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare ka jetuar në kryeqytet. Përpjekjet për një jetë më të mirë e detyruan familjen e tij që të kërkonte një mundësi më shumë. Kështu menjëherë pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare, Rudin Lengo u nis, së bashku me familjen e tij drejt Kanadasë, ku edhe jeton e punon aktualisht. Që në klasë të parë Rudini mori mësime pianoje, por jo në një shkollë muzike, në shkollën “Servete Maçi”. Ai që e drejtoi drejt muzikës qe fillimisht daja i nënës së tij, violinisti i njohur, Ibrahim Madhi. Në 17 korrik të vitit 2001, ja-në nisur për në Toronto e gjithë familja e tij. Me të mbërritur aty, Rudini iu nënshtrua disa testeve për të filluar shkollën e mesme. Baza mësimore që kishte marrë këtu e bëri Rudinin që të kalonte tre vite njëherësh në Toronto. Nga klasa e nëntë që duhet të vazhdonte, Lengo hyri në klasën e dymbëdhjetë. Tre vitet e shkollës së mesme në Kanada nuk kishin të bënin shumë me muzikën, me pianon, por shpirti i tij artistik siç duket nuk e kishte harruar shi-jen e notave muzikore. Në përfundim të shkollës së mesme, rezultatet e tij ishin të shkëlqyera. Këto rezultate i siguruan atij tri bursa nga shteti kanadez, një për muzikë, një për matematikë dhe tjetra për biznes. Vendimi i tij tashmë është i ditur. Ai zgjodhi të studionte në Manhatan School of Music. Aty ka ndier vërtet konkurrencën e botës së muzikës. Kjo e ka nxitur që të punonte shumë e më shumë. Aktualisht, ai jeton dhe punon në Toronto, Kanada si mësues privat i pianos dhe pedagog në universitetin e muzikës në Toronto. Përveç studimeve universitare, Rundin Lengo ka ndjekur edhe disa kurse të tjera universitare, Master dhe tani pretendon t’i mbyllë studimet e tij në "Glenn Gould School“ me bursën prestigjioze "Ihnatoëycz Emerging Artist Scholarship". Rudin Lengo, sipas kritikëve të muzikës klasike vlerësohet si një pianist shumë i talentuar që e bën muzikën të vijë shumë e thellë dhe komunikuse njëkohësisht. Ai ka marrë pjesë në shumë pro-grame verore, si ai i Ohrit vetëm pak ditë më parë, dhe festivale. Disa prej festivaleve më impenjuese përmendim atë në Qendrën Banff, Centre d'Arte Orford, Festivalin e Muzikës dhe Chautauquas dhe pjesëmarrjen në Akademinë Verore të Festivalit në Toronto, ku Rudini ka njohur dhe punuar me pianistë të njohur botërisht.

Çmimet

Edhe pse ka pak vite që dhuron magji me koncertet e tij recitale nëpër botë, çmimet që ka mundur të fitojë Shqiptari nëpër botë kanë qenë të shumta. Përveç faktit që ai është vlerësuar me mundësinë e të dhënit mësim në Shkollën e Muzikës në Toronto, Rudin Lengo ka fituar disa çmime në garat në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe. Lengo ka qenë përfituesi i mbi 50 çmime dhe bursa për arritjet e tij muzikore dhe akademike Përmendim këtu ato më të rëndësishmet pasi po t’i rendis-nim të gjitha do të na duhej edhe më shumë se kaq hapësirë. "Glenn Gould School Concerto Competition", e ka shpallur atë si pianistin më të mirë të edicionit në vitin 2012. "Knigge Music Competition" i ka dhënë një tjetër çmim. Më herët në vitin 2010 ai është nderuar edhe me një triumf tjetër në "TD Elora Competition". Vijojmë më herët edhe me çmimet që ka marrë në "Ëilliam C. Byrd International Competition", ku fitoi çmimin e dytë të konkursit dhe "Mary Winston Smail Memorial Aëard" ku u dekorua si pianisti më i mirë i vitit 2011. Shumë bursa dhe grante nga universitete dhe fondacione të ndryshme nëpër botë, Rudi ka mundur t’i rrëmbejë jo me pak mund dhe sakrificë. Dhe duke qenë se koncertet e tij janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë pritet që për këtë shqiptar të ri të fillojë të shkruajë e të flasë e gjitha bota mediatike, edhe pse Rudin Lengo është një emër i njohur në Amerikën e Veriut, Kanada dhe Shqipëri

KOMENTE