English

Femrat godasin policët te rrethrrotullimi i doganës në Tiranë

Gjithmone jemi mesuar qe vetem meshkujt dhunojne policine, por kete here kane qene dhe dy femra te cilat jane atakuar me policine sı dhe kane shkaktuar nje aksident.

Shpend Kupa, 24 vjeç, Fatbardha Kallaferja, 52 vjeçe dhe Orgeta Çela 24 vjeçe, të tre të lindur në Peshkopi, banues në Tiranë, u arrestuan dje në flagrancë për ushtrim dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe shkaktim të një aksidenti.

ditën e djeshme, rreth orës 17:00, po udhëtonin me makinën tip ‘Volsvagen Golf’, me traga DD 114 KZ, me drejtuese Orgeta Çela, kanë aksidentuar një makinë tip ‘Benz’ tek rrethrrotullimi i Doganës. Në vendin e ngjarjes shkoi një punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i cili është kundërshtuar nga 3 personat që shkaktuan aksidentin. Si rezultat i kundërshtimit oficeri i policisë ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policës së Tiranës.

Me mbërritjen e patrullës së përgjithshme, personat nuk u janë bindur por kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me sende të forta oficerët, të cilët më pas kanë bërë arrestimin e tyre. Mbi 3 shtetasit rëndon akuza e ‘Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik’.

KOMENTE