English

Presidenca reagon ndaj një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj saj

Institucioni i Presidentit të Republikës konstaton me keqardhje nisjen e një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues.

Gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit, janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës përbën një shqetësim të madh për funksionimin e këtij Institucioni.

Ky fond, jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri më 16-17 shtator 2013.

Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, se nuk do të ndalet në funksionimin e tij dhe përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.

KOMENTE