Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtatorja e Nënës Terezë në Shkup po pengohet
English

Shtatorja e Nënës Terezë në Shkup po pengohet

E çtë jenë vallë? Janë ekstremistë fetarë apo të tjerë që nuk lejojnë ndërtimin e bustit të Nënës Terezë në sheshin e komunës së Obiliqit, i cili edhe mban emrin e saj.

Qytetarët aty thonë se kjo po ndodh për shkak të përkatësisë fetare që kishte kjo grua. Derisa zyrtarët komunalë arsyetohen se ky projekt ka mbetur përgjysmë për shkak të mungesës së parave.Që para katër vitesh, komuna kishte projektuar, që përballë zyrës së Bashkësisë Islame të Kosovës, të ndërtohet një shtatore e madhe e Nënës Terezës. Kjo është arsyeja pse dhe sheshi mori emrin e saj.

Por që prej atëherë bazamenti është vënë por ka mbetur bosh. Burime të së përditshmes “Express” nga komuna e Obiliqit, thonë se shtatorja nuk është vënë kurrë për shkak të pengesave fetare. “Janë disa ekstremistë që nuk duan që ta kenë shtatoren e saj aty, për shkak të përkatësisë fetare që kishte Nëna Terezë”, kanë thënë këto burime në kushte anonime për “Express” Lënia anash e projektit “Nëna Terezë”, ka ngritur zëra në qytetin e Obiliqit, që shkak i neglizhencës është edhe përkatësia fetare e saj.

Madje, u përfol edhe për disa kundërshtime nga ana e komunitetit mysliman në atë komunë. Sipas tyre, problemin e dinë shumë mirë edhe zyrtarët komunalë të Obiliqit. Megjithëse këta të fundit po japin një arsye të arsyje, sipas “Express”, të pabesueshme.

“Shtatorja e Nënës Terezë do të jetë në këmbë, pra në total, ndaj kushton shumë, më shumë se të tjerat”, tha Rifadije Paloji, Drejtoreshë e Kulturës së Obiliqit. Por, pikërisht për këtë qëllim ishin ndarë edhe paratë nga Kuvendi komunal po të njëjtin vit kur u mor vendimi. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Hajriz Bekteshi tha për “Express” se bëhet fjalë për 60 mijë euro për të dy shtatoret dhe tri buste.

“Paratë janë ndarë për të gjitha shtatoret por kjo e Nënës Terezës ka mbetur vetëm me bazament. Nuk e di cila është arsyeja e saktë, por si duket paratë nuk kanë mjaftuar”, tha Bekteshi.

KOMENTE