English

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi ka thyer 3 brinjë

TREVISO- Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi ka thyer 3 brinjë pasi ka rënë nga një biçikletë në vendlindjen e tij, Treviso.

Incidenti ka ndodhur dje, ku gjatë një udhëtimi me biçikletë, në shpejtësi e sipër është përplasur dhe ka dalë nga rruga duke thyer brinjët. “Isha duke udhëtuar me një biçikletë sot paradite (dje) dhe u përplasa me një nga mbrojtëset anësore të rrugës. Më pas duhet të jem rrëzuar me kokë, sepse disa moment nuk i mbaj mend fare, kam qenë pa ndjenja. Kjo mund te këtë ndodhur prej shpejtësisë së madhe. Nuk di saktësisht se si ndodhi, por ja tani ndodhem në spital. Jam vrarë pak në kokë, megjithëse isha me kasketë dhe kam thyer tre brinjë”, është shprehur trajneri italian.

Megjithatë, De Biazi ka premtuar se do të jetë shumë mirë për ndeshjet që Shqipëria do të zhvillojë me Slloveninë dhe Islandën, më 6 dhe 10 shtator.

KOMENTE