English

Foshnjat që lypsit mbajnë në krahë janë jo fëmijët e tyre, madje dhe të vdekur. Kujdesni

Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në historinë e saj boshnjake, gazetarja në revistën "Magazine" tregon se si organizata ka ndjekur bandën e lypsarëve të cilët "mbrohen" dhe kontrollohen nga bosi i tyre.

Bossi merr shumicën e ditës "fitimin", ndërkohë që u jep lypsarëve një shishe vodka, uiski ose një sanduiç ose qofte zgare. Organizimi i kësaj bande është një "sekret publik" është diçka që të gjithë e dinë dhe askush nuk flet publikisht. Bosset kanë lidhje dhe me autoritetet shtetërore, janë aq të thellë sa që askush nuk heton apo nuk ndjek për të parë se ku paraja e dhënë për mëshirë është duke shkuar.

Pjesa e tregimit ka si qëllim studimin në lidhje me abuzimin shqetësues i fëmijëve, sidomos i foshnjave. A keni vënë re se shumica e lypësve femra që mbajnë një fëmijë, nuk e keni dëgjuar kurrë të qajë ose ngrejë zërin - por është gjithmonë në gjumë.
Gazetari ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypsit pse fëmija gjithmonë fle dhe si mund që gjatë gjithë ditës është e qetë afër "nënës", kur dihet flenë dhe zgjohen disa herë në ditë.

Por kalimtarët e rastit e kanë ofenduar gazetarin duke i thënë që leri në hallet e veta, boll vuajtje kanë por i mërzitni dhe me pyetje të tilla.
Por beteja për të sjellë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen dhe njerëzit lidhjen e ngushtë me krimin e organizuar që i rrëfejnë me besimin e plotë se foshnjat nuk janë fëmijët e tyre biologjike - por zakonisht janë foshnjat e vjedhura nga spitalet, jetimoret , por edhe nga familje të ndryshme.

Arsyeja pse ata flenë është se atyre u është dhënë një sasi droge dhe alkoo (vodka) për t'i mbajtur ata në gjumë. Trupat e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të tillë dhe shpesh këto foshnja vdesin gjatë "orarit të punës", por megjithatë duhet të vazhdojë të punojnë me fëmijën të vdekur në krahët e saj. Këto janë rregullat. Ndaj kur ju shihni një lypës me një fëmijë në rrugë, kërkoni të shihni nëse fëmija është në gjumë apo zgjuar. Pyetni "nënën" për të parë fëmijën para se të jepni lekët për të.

Kjo është e vërteta që ndodh në Bosnjë por gazetari shprehet nuk e di nëse e njëjta situatë është dhe në Tiranë, por në përgjithësi praktika duhet të jetë e njëjtë.
Ndërsa një ditë vazhdon gazetari, isha duke pirë kafe me një mik në Tetovë dhe kur erdhi lypsja i kërkova që të shihja foshnjën, por lypsja iku me vrap në drejtim të kundërt.

Ndaj çdo kush duhet të reflektojë para kësaj situate se nesër do të jemi ne që mund të mos kemi fëmijën tonë në krahë pasi dikush mund të na i vjedhi...

KOMENTE