Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja sa rriten pagat dhe pensionet sipas profesioneve
English

Ja sa rriten pagat dhe pensionet sipas profesioneve

Ashtu siç ishte njoftuar dhe vendosur nga qeveria në ikje, dje ka nisur shpërndarja e shtesës mbi pagat, e cila varion nga 2 deri 5.25 %. Kjo rritje do të përballohet nga fondi prej 2.5 miliardë lekësh, i përllogaritur për shtesën mbi pagat dhe pensionet, që do të nisë të ndahet nga sot (e hënë). Efektet financiare nisin në korrik, shtesa mbi pagën do të ndahet me rrogën e gushtit dhe do të vijojë të paktën deri në fund të këtij viti. Shtesë mbi pagën do të përfitojnë të gjithë nëpunësit civil, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët. Gazeta “Shekulli” zbardh tabelat me pagat e reja për çdo profesion të cilat do të jenë në fuqi të paktën deri në fund të këtij viti.

Rritja e pagave

Mbi bazën e shtesave të reja do të aplikohet edhe një rritje mesatare prej 5.4 % e pagave. Nga kjo rritje, që nis nga korriku, do të përfitojnë edhe 15 100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve, të cilëve paga iu rritet me 6 % dhe nga 35 122 lekë shkon në 37 199 lekë. Një kategori tjetër që përfiton dhe që çdo vit është trajtuar me prioritet, është ajo e arsimtarëve, të cilëve paga nga 53 300 lekë iu shkon në 54 828 lekë, duke tejkaluar kështu edhe pagesën mesatare në vend. Ndërkohë ndryshimet prekin edhe pagën mesatare, e cila rritet nga 35 897 lekë në 37 854 lekë. Personat e punësuar në institucionet shtetërore janë trajtuar me rritje të diferencuar page duke pasur prioritet ata me paga më të ulëta. Ndërkohë, rritja e pagave ndryshon për nënprefektët, të cilët janë grupuar sipas madhësisë së qarqeve. Rritja e pagave përfshin edhe këshilltarët e ministrave, sekretarët e Kryeministrit, të Kuvendit apo Avokatit të Popullit. Për pozicionin sekretar, në vendim shtohet gjithashtu pika ku thuhet se shtesa për vjetërsi në punë për të gjitha pozicionet sekretar jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 lekë.

Pushteti qendror dhe vendor

Sekretari i ministrit, sekretari i këshilltarit të Presidentit, sekretari në zyrën e Avokatit të Popullit, sekretari i titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, sekretari i organit kolegjial drejtues, sekretari në Kryeministri, në aparatet e ministrive të linjës dhe në institucionet e pavarura do të marrin një rrogë prej 59 000 lekësh në muaj. Niveli i pagave ka pësuar rritje edhe për punonjësit e pushtetit vendor, por shtesa është e diferencuar duke u dhënë prioritet pagave të ulëta dhe kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore që kanë më shumë popullsi. Kryetarët e këtyre bashkive kanë një rritje me gati një mijë lekë. Për bashkitë e tjera edhe më të vogla, me më pak se 50 mijë banorë, rritja për pagën e kryetarit është me gjithashtu me një mijë lekë. Për të gjithë ata të punësuar pranë institucioneve të pushtetit vendor, por që nuk kanë arsimimin e lartë, pagat e tyre rriten nga 33 mijë lekë në 34 mijë lekë, ndërsa për punonjësit mbështetës pagat që fillojnë nga 21 mijë lekë bëhen 22 mijë lekë dhe gradualisht deri në 34 mijë lekë për ata që maksimalen e kanë pasur 33 mijë lekë.

Pagat e mësuesve

Paga bazë mujore dhe shtesa e pozicioneve janë dy shtyllat mbi të cilat janë llogaritur pagat e reja. Kështu, mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare dhe edukatorët e kopshtit do të marrin një pagë prej 28500 lekësh në muaj, ndërsa mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare, edukatori i konviktit dhe kujdestarja e konviktit do ta kenë pagën 31500 lekë në muaj. Sipas tabelës së re të pagave personat që janë mësues në shkollat e mesme, mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë, mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe mësues në shkollat me probleme të larta mendore do të kenë një pagë mujore prej 38500 lekësh. Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me mbi 700 nxënës, përgjegjës i bazës prodhuese, zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë, zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta mendore, do të marrin një pagë mujore prej 47500 lekësh. Ndryshimi i sistemimit të pagave prek rreth 35 mijë mësues të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin. Ndërkohë drejtorët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, e të kopshteve, por edhe mësuesit e edukatorët këtë vit do të përfitojnë një rritje page nga 2000 deri në 3000 lekë të reja më shumë. Pagat për arsimtarët ndahen në dy kategori. Ata me arsim te lartë që kanë mbi 20 vite në arsim marrin një pagë bruto mbi 60 mijë lekë.

Struktura e pagave për nëpunësit civilë

Kategoria I-a

Shtesa e pozicionit 129.000 lekë/muaj

Kategoria I-b

Shtesa e pozicionit 118.000 lekë/muaj

Kategoria II-a

Shtesa e pozicionit 107.800 lekë/muaj

Kategoria II-b

Shtesa e pozicionit 91.700 lekë/ muaj

Kategoria III-a

Shtesa e pozicionit 74.400 lekë/muaj

Kategoria III-a/1 shtesa, 65.200 lekë/muaj

Kategoria III-b shtesa, 57.000 lekë/muaj

Kategoria IV-a shtesa, 45.800 lekë/muaj

Kategoria IV-b shtesa, 35.500 lekë/muaj

Kategoria IV-c shtesa , 27.500 lekë/muaj

Rritja e pagave

- Paga minimale dhe maksimale rriten me 5 %

- Paga minimale ishte 21 mijë lekë, bëhet 22. 26 mijë lekë

- Paga mesatare ishte 51.3 mijë lekë, bëhet 54. 37 mijë lekë paga për mësuesit rritet me 4 %

- Paga mesatare në arsimin e mesëm ishte 59.4 mijë lekë, bëhet 62. 9 mijë lekë

- Paga mesatare në arsimin 9-vjeçar ishte 56.7 mijë lekë, bëhet 60. 1 mijë lekë

- Paga për mjekët rritet me 5 %

- Paga mesatare e mjekut ishte 55.7 mijë lekë, bëhet 58. 1 mijë lekë

- Paga mesatare e infermierëve në spitale ishte 36.7 mijë lekë, bëhet 38. 9mijë lekë

Rritja e pensioneve

Ishte:

Pensioni minimal në qytet 13712 lekë

Pensioni maksimal në qytet 23623 lekë

Pensioni i plotë i fshatit 8731 lekë

Pensioni maksimal i fshatit 11762 lekë

Bëhet:

Pensioni minimal në qytet 14397 lekë

Pensioni maksimal në qytet 24567 lekë

Pensioni i plotë i fshatit 9167.5 lekë

Pensioni maksimal i fshatit 12232, 5 lekë

Pensionet, rritja e diferencuar për fshatin dhe qytetin

Rritja e pensioneve për të gjitha kategoritë hyn në fuqi në datën 1 gusht, por paratë do të merren në shtator. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar rillogaritjen për çdo kategori, duke bërë të mundur që shtesa përkatëse të tërhiqet nga çdo pensionist në datën e caktuar, sipas grafikut të tërheqjes së pensionit. Në bazë të këtij vendimi, rritjen në masën 4% e përfitojnë: pensionet e pleqërisë; pensionet familjare; pensionet e invaliditetit të qytetit, ndërsa rritjen në masën 5% e përfitojnë: pensionet e pleqërisë; pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare në fshat. Gjithashtu, rritjen me 4 % do ta përfitojnë pensionet apo përfitimet tjera që jepen nga sigurimet shoqërore, si pensionet e parakohshme e suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake dhe të ish-punonjësve të nëntokës. Në total, nga rritja më e fundit, përfitojnë 303.100 pensione pleqërie urbane, 57.068 pensione invaliditeti urbane dhe 48.053 pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë 136.828 pensionistë pleqërie, si dhe 30.205 persona nga programe speciale si ushtarakë, minatorë, punonjës të ish-industrisë ushtarake/pilotë/detarë dhe profesorë. Në total nga ky vendim përfitojnë 591.600 persona.

Pagat e mjekëve, rritja për çdo kategori

Përllogaritet tabela me pagat e reja për mjekët dhe infermierët. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka miratuar vendimin për rritjen e pagave për punonjësit e bluzave të bardha, e cila është mes intervalit 2 deri në 5. 25 %. Pra, mesatarja e rritjes së pagave është me 3.1% për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Sipas përllogaritjes, rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët, të cilët mbulojnë zonat kodrinore, paga rritet nga 65.335 lekë, në 67.335 lekë. Ndërsa, mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë, tashmë do të bëhet 84.335 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1600 mjekë familjeje me një efekt financiar deri në fund të këtij viti prej rreth 17.8 milionë lekë. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore bën të ditur se edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore ndryshojnë, por vetëm në elementin e pagës për pozicion, në vlerë absolute 1.300-1.500 lekë në muaj. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 327 mjekë specialistë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, prej rreth 2.9 milionë lekë. Paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje, që varion nga 2.33-4.23%. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të viti 2013 në paga e sigurime rreth 54.7 milionë lekë. Gjithashtu, rritje të pagës nga 2% deri në 5,25% do të përfitojnë edhe personeli tjetër jo shëndetësor. Kështu, me këtë vendim të fundit, në total për shërbimin parësor, përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milionë lekë, ndërsa efektet e rritjes së pagave nisin që nga data 15 Korrik 2013. Vlen të theksohet se, rritja e pagave është dyfishuar për mjekët dhe infermieret vetëm gjate viteve të fundit, duke arritur deri në 84 mijë lekë.

Tabela me pagat e mjekëve

ishte 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë.

Mjekët në zonat kodrinore

ishte 65.335 lekë, bëhet 67.335 lekë

Mjekët në zonat malore

ishte 83.335 lekë, bëhet 84.335 lekë

Mjek specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet

ishte 54.800 lekë, bëhet 58.000 lekë

Infermierëve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet pagat iu arrijnë në 37.000 lekë dhe infermierëve me arsim të lartë, deri në 41.500 lekë.O. Manjani

KOMENTE