English

Plagoset Elton Fusha dhe vdes Majlinda Hoxha në Tiranë, pas një sherri në bllok

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku është vrarë aksidentalisht shtetasja, Majlinda Hoxha, ndërsa është plagosur rëndë Elton Fusha, 30-vjeç.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në një zonë mjaft të frekuentuar nga të rinjtë, tek Farmacia Greke. Mësohet se viktima është gruaja e pronarit të një pike bastesh, ndërsa objektiv ka qenë shtetasi 30-vjeçar, Elton Fusha.

 Mësohet se i riu po qëndronte në një pikë bastesh sportive me dy persona të tjerë, kur ndaj tij është hapur zjarr nga njerëz të paidentifikuar.Ai është qëlluar me gjashtë plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Fusha është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Mësohet se në lokal ka patur edhe një sherr të momentit mes te plagosurit dhe autorit. Sipas policisë shtetasja Majlinda Hoxha ka marrë tre plumba dhe ka mbetur e vdekur në vend.
Dy shoqëruesi të cilët ishin bashkë me të riun në tavolinë do japin dëshminë rreth ngjarjes në polici.

KOMENTE