English

Azem Hajdari, Qytetar Nderi i Tiranës do të prehet në varrezat e dëshmorëve

Ditën e enjte më datë 12 shtator trupi i Azem Hajdarit do të zhvarroset për t’u varrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Bashkia e Tiranës njofton se me nderimet më të larta, Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Sipas Bashkisë, në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe, në nderim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari ndërsa në orën 12:00, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në orën 12:30, do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.

KOMENTE