Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni antidrogë në Itali përfshin dhe shumë elementë shqiptarë
English

Operacioni antidrogë në Itali përfshin dhe shumë elementë shqiptarë

Shumë elementë shqiptarë u gjetën të përfshirë në një operacion të gjerë anti-drogë, të ndërmarë gjatë 24 orëve të fundit nga policia italiane.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “ANSA”, autoritetet lokale kanë lëshuar 58 urdhër-arreste, kanë arrestuar 48 korrierë në flagrancë, kanë hetuar 162 persona dhe kanë identifikuar 74 të tjerë.

Sipas burimeve, gjatë operacionit janë sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike, prej të cilave 23 heroinë e llojeve “brown sugar” dhe “rozë”, ndërsa pjesa tjetër 3 kg hashash dhe 700 gramë kokainë.

Operacioni anti-drogë ishte arkitektuar nga skuadra speciale e Kuesturës së qytetit të Modenës dhe ishte koduar me emrin “Bishti”, duke iu referuar pikërisht fjalës shqiptare.

KOMENTE