English

Struktura e re në dogana. Ndryshimet

O.Manjani - pak ditë para largimit ish-kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar strukturën organike të doganave. Përveç dhënies me koncesion të kontrollit fizik të mallrave është ndryshuar edhe organika në degët doganore që janë të vendosura në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Blladë, Tiranë, Rinas, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Kapshticë, Berat, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë dhe Tri Urat. Nuk dihet nëse kjo strukturë do të qëndrojë pa u ndryshuar me ardhjen e qeverisë së re, por deri në implementimin e programit nga qeveria “Rama”, puna do të vazhdojë me këtë strukturë që ka hyrë dje në fuqi.

Tani do të jenë tre nëndrejtorë të përgjithshëm, ndërsa emërimet dhe struktura e pagave do të ndjekin një formulë të re. Ndryshimet në ligjin për dispozitat zbatuese të kodit doganor prekin strukturën organike dhe skanerin në dogana. Degët doganore do të organizohen në varësi të funksioneve që kryejnë dhe të vëllimit të punës, sektorët, analiza e riskut dhe e kontrolleve pas zhdoganimit, çështjet e përgjithshme, pranimi, pika e kontrollit, peshimi, zyra e kontrolleve dokumentare dhe fizike, regjimet, origjina, përjashtimet. Ndërsa për administrimin e akcizës, drejtori i përgjithshëm me udhëzim përcakton mbulimin territorial të degëve doganore.


Ky departament do të mbulohet nga një zëvendësdrejtor i përgjithshëm, më pas një drejtor drejtorie. Dy sektorët kryesorë do të jenë antikontrabanda dhe sektori tokësor, komandant grupi antikondrabande dhe inspektor antikontrabande. Administrata doganore do të ketë 1013 punonjës.

Kontrolli fizik i mallrave që do të hyjnë dhe do të dalin në doganat shqiptare do të kontrollohen me skaner. Kjo pajisje do të instalohet nga një kompani private, e cila do të jetë përgjegjëse për kontrollin fizik të mallrave. Tarifa për këtë shërbim do të paguhet nga bizneset që importojnë apo eksportojnë mallra. Deri tani ky proces kryhej nga punonjësit e administratës tatimore, doganierët, të cilët pasi njiheshin me deklarimin përmes deklaratës tatimore, me të dhënat dhe sasinë e mallit që ndodhej në kontenierin për zhdoganim, verifikonin fizikisht ngarkesën. Shërbimi për “skanimin” e mallrave, mjeteve dhe udhëtarëve do të ketë një kosto, e cila do t’i faturohet biznesit. “Mallrat të cilat janë deklaruar dhe skanuar do të paguajnë vetëm një herë. Është parashikuar që pagesat dhe peshat mbi të cilat do të aplikohet përqindja e pagesës të përcaktohen në kushtet e kontratës me kompaninë koncesionare që do të fitojë të drejtën të skanojë çdo mall që hyn e del në Shqipëri.

Shërbimi për “skanimin” e mallrave, mjeteve dhe udhëtarëve do të ketë një kosto, e cila do ti faturohet biznesit. “Mallrat të cilat janë deklaruar dhe skanuar do të paguajnë vetëm një herë”, - thuhet në njoftim për ndryshimin e dokumenteve standarde të procedurës koncensionare, që do të zbatohet nga ministria e Financave, për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të kontenierëve dhe automjeteve. Në vendim është parashikuar që pagesat dhe peshat mbi të cilat do të aplikohet përqindja e pagesës të përcaktohen në kushtet e kontratës me kompaninë koncesionare që do të fitojë të drejtën të skanojë çdo mall që hyn e del në Shqipëri. “Në kontratë do të përcaktohen kriteret dhe klauzolat kufizuese nga pesha e vlerat dhe deri te mënyra e Ministrisë së Financave. Gjithashtu në kontratë do të përcaktohen edhe shmangiet nga pagesat për kategori të ndryshme procedure.

Ndryshimet

1. Deri tani bizneset nuk paguajnë asnjë tarifë në lidhje me kontrollin fizik të mallrave që kryhet nga dogana, ky proces realizohet nga punonjësit e doganës.

2. Kontrolli për llogari të qeverisë do të kryhet nga një kompani private, e cila do të aplikojnë një tarifë mbi biznesin.

3. Përjashtohen nga pagesa e skanimit automjetet që transportojne njerëz apo mjete, të cilat nuk janë subjekt deklarimi në dogane.

4. Çmimi i skanimit për çdo deklaratë – është çmimi i shërbimit të skanimit në Euro (pa TVSH) për një deklaratë. Pikët maksimale i jepen ofertës me çmimin më të ulët.

KOMENTE