Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis pastrimi i Kuvendit
English

Nis pastrimi i Kuvendit

Rotacioni politik ka nisur të ndihet jo pak pranë administratës së Kuvendit të Shqipërisë. Menjëherë kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve apo të këshilltarëve të stafit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Drejtori i Drejtorisë së komisioneve parlamentare, zëdhënësja e kryeparlamentares, juristët e zyrës së Kuvendit që përfshihen te monitorimi i institucioneve tashmë janë dorëhequr prej ditësh. Largimi tjetër ka qenë edhe i Lulzim Lelçajt, drejtor juridik i Kuvendit.

Ndërkohë që burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur për gazetën “Shqip”, se ditët në vijim pritet të realizohen edhe dorëheqje të tjera që kanë të bëjnë me atë pjesë të stafit apo të këshilltarëve që ka pasur Topalli. Përflitet që edhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu, do të japë dorëheqjen.

Një gjë e tillë do të ndodhë pasi të krijohet byroja parlamentare, e cila në përbërje të saj ka deputetë të Kuvendit. Myftiu do të paraqesë zyrtarisht dorëheqjen si drejtues i këtij institucioni ligjbërës. Rotacioni i pushtetit ka prekur më shumë se të gjithë administratën e Kuvendit, e cila tashmë ka një numër të konsiderueshëm punonjësish. Administrata e këtij institucioni ndihet e frikësuar nga fakti se mos i kap ndonjë “fshesë” duke i larguar.

Kjo situatë ndihet përherë në çdo ambient të Kuvendit apo dhe gjatë zhvillimit të seancave parlamentare, ku administrata u “trembet” figurave të reja që janë prezente në lozhën e sallave të seancave plenare. Kuvendi i ri është në fazën e ngritjes së strukturave të reja, si byroja parlamentare, konferenca e kryetarëve, komisionet kuvendore. Mbi bazën e formulës së përhershme tre komisionet, të Integrimit, Shëndetësisë dhe të Medias pritet të drejtohen nga ana e opozitës, pra e PD-së. Ndërsa komisionet e tjera, si ato të Ligjeve, Sigurisë, Ekonomisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Politikës së Jashtme i takojnë mazhorancës. Ndërkohë që me ndryshimin e rregullores, në Kuvend hapet mundësia për punësim, pasi deputetët duhet të kenë zyrën e tyre dhe një sekretare.

“Pastrohen” kompjuterat e Kryeministrisë

Në një kohë kur nesër pritet që qeveria e majtë të marrë votëbesimin nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, dhe kur sot pritet që stafit të kabinetit të Kryeministrit Rama t’i dorëzohen të protokolluara të gjitha dosjet e qeverisë “Berisha”, mësohet se kompjuterët e serverët e Kryeministrisë që kanë qenë në përdorim gjatë këtyre viteve, i janë nënshtruar procesit të riformatimit.

Ende nuk mësohet ekzaktësisht nga burime brenda selisë së qeverisë, nëse është ruajtur, ose jo, ndonjë kopje e këtyre materialeve zyrtare që kanë qenë në kompjuterët e përdorur nga administrata e Kryeministrisë.

Dy ditë para se Kuvendi të zhvillonte seancën e parë plenare që do t’i hapte rrugë procesit të rrotacionit të pushteteve janë thirrur në zyrat e tyre për të përmbyllur procesin e certifikimit të materialeve zyrtare që do t’i vihen sot në dispozicion kabinetit të ri, që do të drejtohet nga kryesocialisti Edi Rama.

Të premten dhe të shtunën e kaluar, nga burime të besueshme në Kryeministri mësohet se të gjithë punonjësit janë urdhëruar që të riformatojnë kompjuterat dhe serverat e tyre. Por, sa u përket materialeve që përmbanin këto kompjutera “nuk e dimë a janë ruajtur apo jo këto materiale”, thanë burime nga Kryeministria.

Kjo është hera e dytë që serverat dhe kompjuterat e Kryeministrisë riformatohen. Hera e parë u regjistrua në vitin 2011, kur ish-IT i Kryeministrisë, Armando Kasaj, u akuzua në atë kohë nga opozita e majtë se fshiu nga serveri i Kryeministrisë pamjet e protestës së dhunshme të 21 janarit, në të cilat dyshohej se ishin edhe ato të vrasjes së katër protestuesve opozitarë pasditen e 21 janarit, të cilët po protestonin në sheshin para Kryeministrisë. Por, pas një procesi gjyqësor për këtë çështje, Kasaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata.

Në këta servera dhe kompjutera është e dokumentuar e gjithë puna e bërë në Kryeministri gjatë këtyre tetë viteve, ku në këto materiale janë procesverbale, vendime qeverie, pamje filmike, fotografi dhe një sërë materialesh në funksion të dokumentimit të punës së administratës/Top Channel

KOMENTE