Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
13 vjet gënjehet nga nëna e saj, për tu rritur një vajzë e zonja për veten
English

13 vjet gënjehet nga nëna e saj, për tu rritur një vajzë e zonja për veten

13 vjet jo pak ajo ishte rritur me idenë se ishte një fëmijë e adoptuar dhe se nënën e saj biologjike nuk e kishte njohur asnjëherë.

U rrit dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera madje punon dhe në një punë ku fiton mirë.

E gjitha kjo vetëm për të arritur pavarësinë e saj dhe për të përballuar me sukses sfidat e jetës.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë ku një grua e pasur kineze gënjeu vajzën e saj për 13 vjet me radhë, duke i thënë se nëna e saj 'e vërtetë' kishte vdekur, me qëllim që ta inkurajonte për të studiuar sa më shumë në shkollë dhe që ta mësonte të ishte e pavarur.

Gruaja, me emrin Shen, nga Shenyang city, ishte e shqetësuar se pasuria e bashkëshortit mund ta bënte vajzën e tyre Cheng Cheng të përkëdhelur dhe të llastuar.

Kur vajza ishte në klasën e katërt, Shen i tha asaj se ajo nuk ishte nëna e saj biologjike dhe se ajo po kujdesej vetëm për mirërritjen e vogëlushes deri në kohën që ajo do të shkonte në universitet.

Cheng Cheng nuk e besoi në fillim, por pastaj u mësua me idenë se ishte vajzë e adoptuar. Vajza me kalimin e viteve u bë e ndjeshme dhe shumë e bindur. Cheng Cheng zgjodhi që të qëndronte në një shkollë me konvikt me qëllim që të ishte sa më e pavarur dhe më pas ndoqi studimet universitare me rezultate të shkëlqyera.

Vetëm kur filloi punë në një firmë software-sh në Shangai, Shen i tregoi të bijës se ishte ajo nëna e saj e vërtetë dhe se e kishte gënjyer për 13 vjet me radhë.

"Vajza ime është e bukur dhe ka një karrierë të jashtëzakonshme duke fituar rreth 1 mijë dollarë në muaj. Mund të ketë njerëz që nuk pajtohen me metodën time, por nëse do i kisha thënë të vërtetën për pasurinë që ajo ka, atëherë ajo ndoshta nuk do të ishte aty ku është sot", thotë Shen, megjithatë psikologët nuk e pranojnë këtë "dënim" pasi mendojnë se mund të kishte patur pasoja psikologjike në shëndetin mendor për vajzën madje dhe në vitet që do të pasojnë.

KOMENTE