Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Intervista Rama-Shulz në Bruksel (VIDEO)
English

Intervista Rama-Shulz në Bruksel (VIDEO)

Vizita e parë zyrtare e kryeministrit të ri shqiptar në Bruksel nisi në Parlamentin Evropian, ku në Komisionin e Punëve të Jashtme Edi Rama shpalosi, përveç programit të qeverisë për integrimin evropian, mardhëniet me fqinjët dhe politikën e jashtme, një mënyrë të re komunikimi.
Pas seancës dëgjimore në Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Shulz.

Në përfundim ata dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:

Kryeministri Edi Rama: “E sigurova, Presidentin dhe Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian se ne do të bëjmë të mundur ndryshimin. Ne kemi një mandat për ndryshim. Ne do të nderojmë këtë mandat duke nisur nga detyra jonë për t’i dhënë opozitës çfarë na është mohuar ne kur ishim në opozitë dhe për të ecur përpara me reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Kështu që, unë, jam shumë i lumtur që Presidenti së fundi do të vijë të vizitojë Shqipërinë përpara fundit të mandatit të tij dhe ne do ta mirëpresim. E, deri atëherë do jemi në gjendje t’i tregojmë atij rezultatet e para të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

Pyetje: Cilat janë shanset e Shqipërisë, për të marrë jo vetëm statusin e kandidatit, por edhe për të hapur negociatat përpara zgjedhjeve të reja parlamentare europiane?

Presidenti i PE-së, Martin Shulz: “Stefan Fule është duke bërë maksimumin për të përshpejtuar hapat e nevojshëm. Është e vështirë për të përcaktuar kohën. Unë jam për të shpejtuar që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve të reja europiane parlamentare. Është e paparashikueshme, por mendoj që qeveria e re e ka zgjedhur në titull qeveria e Aleancës Europiane, çka tregon se vendi ka një perspektivë europiane dhe vullnetin për të shkuar në drejtim të bashkëpunimit me Bashkimin Europian. Ndjesia ime është që kjo është shumë e mirëpritur. Jo vetëm në institucionet europiane, por gjithashtu edhe nga shtetet anëtare.”

Kryeministri Edi Rama: “Jam shumë besimplotë se filozofia jonë e qeverisjes është e duhura. Nuk bazohet në vetëm çfarë ne bëjmë për të njohur progresin e vendit, po çfarë progresi real bëjmë për ta bërë Shqipërinë një shtet europian me të gjithë standardet dhe parametrat e kërkuar. Unë kam pasur opinionin tim kur kam qenë lider i opozitës, nuk mund ta ndryshoj këtë mendim tani që jam kryeministër, që integrimi europian i Shqipërisë nuk është një udhëtim në Bruksel, po është një udhëtim në veten tonë për të zbuluar gjithë energjitë tona pozitive dhe për të transformuar Shqipërinë në një vend me standarde europiane. Sigurisht, ne do ta bëjmë dhe do të njihemi si të tillë dhe do të jemi anëtarë me të drejta të plota të kësaj familjeje.”
1876

KOMENTE