Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportash nga Alfred Peza për kryeministrin e ri. Nis etapa e re në Historinë e Shqipërisë
English

Reportash nga Alfred Peza për kryeministrin e ri. Nis etapa e re në Historinë e Shqipërisë

Deputeti socialist, Alfred Peza, i ka kushtuar një reportazh hyrjes së kryeministrit të ri në zyrën e tij. Ai na përshkruan të gjitha emocionet e tij dhe shprehet me vetëbesim se tani ka nisur një etapë e re në Historinë e Shqipërisë.

Reportazhi

Më në fund, sot më 15 shtator 2013 qeveria e koalicionit PS- LSI, ka filluar zyrtarisht punën. Isha pak para mbledhjes së parë të qeverisë, në zyrën e re të Edi Ramës. Në atë zyrë, nga ku sot doli pas 8 vjetësh si Kryeministër, Sali Berisha. Dukej që sapo ishte zbrazur nga dokumentet dhe mjetet e tjera të punës së përditshme. Kryetari socialist m’u duk i emocionuar, kur nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave dhe bliceve të aparateve fotografike që punojnë për arkivin zyrtare, vizitoi pothuajse të gjitha ambientet e katit të dytë të godinës së qeverisë së Shqipërisë. Për një çast, Rama hodhi vështrimin nga ajo dritare, ku kamerat e kanë fiksuar Sali Berishën të hapi perden e zyrës së tij, gjatë protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm. Më pas, u rikthye nga korridori i gjatë nga ku erdhi, për të hyrë në sallën e re të mbledhjeve të qeverisë. Ku po e prisnin ministrat që sapo ishin betuar me dorën mbi Kushtetutë, përpara Presidentit Bujar Nishani. Dera u mbyll dhe mbledhja filloi. Në korridor takova Tan Lamen dhe Tan Shkrelin që janë marrë me arredimin e sallës së mbledhjeve të qeverisë së re. Zbrita shkallët dhe dola në bulevard. Njerëzit, sapo ishin shpërndarë pas fjalës së Kryeministri Edi Rama, që mbajti përpara godinës së qeverisë së re në prani të të gjithë ministrave të kabinetit të tij. Unë isha aty, kur sot filloi një etapë e re e historisë së Shqipërisë.

KOMENTE