Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës. Takimi i 5-të Rajonal i Presidentëve
English

Durrës. Takimi i 5-të Rajonal i Presidentëve

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani mikpriti në Durrës presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, në kuadër të Takimit të Pestë Rajonal të Presidentëve.

Presidenti Nishani paraqiti në takim një sërë propozimesh lidhur me shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas, që ishte tema kryesore për diskutim, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së nismave në proces apo të reja, dhe gjetjes së mundësive të përfaqësimit dhe bashkëpunimit në institucione rajonale e më gjerë.

“Angazhimi intensiv, në koherencë me zhvillimet e frymën evropiane e globaliste, do t’i vishte vendeve tona tisin dhe imazhin e një rajoni bashkëkohor, të gatshëm për të qenë denjësisht pjesë e Evropës së Bashkuar”.

Në këtë kontekst, Presidenti Nishani theksoi se qasjet e reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore, pasurive turistike, historike dhe kulturore, forca e re dhe cilësore të punës, pozicioni i favorshëm gjeografik, e në mënyrë të veçantë bashkëpunimi për implementimin me sukses të projekteve të mëdha që nxisin zhvillimin, si Trans Adriatic Pipeline (TAP), Ionian Adriatic Pipeline (IAP) dhe Korridori i 8-të, do të krijonin një treg më dinamik, më konkurrues dhe më të standardizuar për tregun evropian e më gjerë.

Koordinimin e politikave në fushën e turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, Presidenti Nishani e cilësoi me shumë rëndësi për formësimin e imazhit të rajonit në Europë dhe në botë.

“Shkëmbimi i eksperiencave dhe hartimi i projekteve të përbashkëta në këtë fushë do të shërbenin jo vetëm për ruajtjen e kësaj trashëgimie, por edhe për të formësuar imazhin e vërtetë të këtij rajoni, të pasur në histori e kulturë, si edhe për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit kulturor. Trashëgimia jonë kulturore është thesar jo vetëm yni, por edhe evropian e botëror”.

Një propozim tjetër i Presidentit Nishani në takim, ishte ndërtimi i “korridoreve kulturore” për rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe fuqizimin e turizmit rajonal, dhe i “korridoreve arsimore” për kontakte e shkëmbime të nxënësve të të gjitha niveleve arsimore, në mënyrë që fëmijët e vendeve tona të rriten pa barriera psiko-mentale, pa stereotipe dhe paragjykime për të tjerët, por si njerëz të lirë të një shoqërie të lirë.

“Jemi, tashmë, të gjithë dëshmitarë se rajoni ynë ka ndryshuar faqen e historisë dhe imazhin. Kemi ndërtuar urat e komunikimit ndërmjet nesh, të cilat përbëjnë strukturën bazë për paqe dhe stabilitet. Megjithatë, na mbetet ende shumë për të bërë. Deri tani, kemi çrrënjosur mosbesimin. Na duhet të rrënjosim besimin reciprok”, deklaroi në takim Presidenti Nishani.

Në kuadër të Takimit të 5-të Rajonal, presidentët Nishani, Ivanov, Vujanoviç dhe Jahjaga zhvilluan edhe takime dypalëshe mes tyre, ndërkohë e përmbyllën takimin me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më poshtë mund të gjeni fjalën e plotë të Presidentit Nishani në Takimin e 5-të Rajonal të Presidentëve, si dhe fjalën prezantuese dhe deklaratat e dhëna në konferencën për shtyp.

KOMENTE