Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu-Meta. Debatet konstruktive në parlament çelësi kyç për çuarjen e Shqipërisë në BE(VIDEO)
English

Arvizu-Meta. Debatet konstruktive në parlament çelësi kyç për çuarjen e Shqipërisë në BE(VIDEO)

"Shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasuruar më tej, duke qenë konstruktive, duke qenë propozuese dhe duke i qëndruar angazhimeve të saj që do të mbështesë cdo nismë që ndihmon procesin e integrimit europian të vendit" është shprehur kryetari i ri i kuvendit të Shqipërisë z. Meta në takimin e pare pas marrjes se detyres si kryetar i Kuvendit, me ambasadorin amerikan në Tiranë Arvizu.

Ndërsa ka uruar për detyrën kreun e ri të parlamentit, Ambasadori Arvizu u shpreh pas këtij takimi se debatet konstruktive në parlament janë çelësi kyç për çuarjen e Shqipërisë përpara drejt BE-së, e për ta bërë vendin një vend me demokraci normale.
“Përparimi që bëhet është një nga matjet më të mira për rrugëtimin e Shqipërisë. Aktualisht gjërat funksionojnë ashtu siç duhet të fuksionojnë dhe duhet të thuhet për Shqipërinë se e gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke parë se parlamenti mund të funksionojë në mënyrë normale. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë diskutime pasionante dhe të zjarrta, sepse ato janë pjesë e politikës, por e rëndësishme është që ato të jenë konstruktive, në mënyrë që të mund të çojnë përpara interesin e vendit” tha Ambasadori.

1885

KOMENTE