Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autor i dyshuar i vrasjes së Fatbardha Tafës bie në pranga sërish
English

Autor i dyshuar i vrasjes së Fatbardha Tafës bie në pranga sërish

I dyshuari i parë si autor i vrasjes së Fatbardha Tafës bie në pranga sërish për zhvatjen e varëses nga qafa e një gruaje.
Quhet Nebi Selimaj, është 21 vjeç, me origjinë nga Kukësi, dhe mësohet se është emri që u dyshua si autor i grabitjes me pasojë vdekjen, të martën e 7 gushtit të vitit të kaluar në Fushën e Aviacionit, Tiranë shkruan shekulli online. Kështu, personi që u shpall në kërkim natën e asaj vrasjeje, është arrestuar vetëm të mërkurën në mbrëmje nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5. Grabitja me dhunë e varëses së floririt një gruaje në Bathore ka ngritur në këmbë drejtuesit e këtij komisariati. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa policisë i janë dashur rreth 24 orë që të shkojë tek autorët e kësaj vjedhjeje me dhunë. Policia lajmëroi ditën e djeshme se personi i arrestuar për këtë grabitje është injohur në fushën e grabitjeve me dhunë, një kriminel i dyshuar serial. Mësohet se grabitësi i varëses është zbuluar nga paraqitja për njohje. Dëshmitarja okulare e momentit kur është grabitur me forcë gruaja e moshuar në Bathore ka vënë gishtin mbi të riun, i cili tashmë do të vihet nën hetim. Por jo vetëm për këtë ngjarje. Policia dhe prokuroria lanë në qeli Aldo Hoxhën dhe e akuzojnë për vrasjen e Fatbardha Tafës, por ky nuk e pranoi asnjëherë të ishte i përfshirë në atë krim. Policia bën me dije se me Selimajn janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkautorë të grabitjes së gruas në Bathore.

Grabitja e varëses në Bathore

Në mbrëmje një grua është sulmuar në Bathore, rajon në periferi të Tiranës. Mire Dedoshi, ka qenë e shoqëruar me vajzën e saj. Në momentin që vajza është shkëputur nga nëna dhe është ngjitur në katin e dytë të ndërtesës që është pronë e tyre, ajo ka parë që afër nënës së saj kishte ndaluar një makinë e zezë me targa të huaja. Prej saj zbriti një djalë që i ka tërhequr varësen nga pas me dhunë gruas nga qafa dhe ka hipur sërish në makinë. Mjeti ka lëvizur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar shërbimet policore. Mjeti me të cilin është kryer grabitja është zbuluar mjaft shpejt, por punonjësit e policisë që janë vënë në ndjekje e kanë patur të pamundur të bëjnë ndalimin e tij. Pas verifikimeve të para dhe pas marrjes së dëshmive të gruas së dëmtuar, Mire Dedoshi, 57 vjeçe dhe vajzës së saj, në op-oberacion për arrestimin e autorëve janë futur oficerët e krimeve. Përshkrimi fizik i detajuar i autorit të sulmit ndaj gruas si dhe targat e mjetit Golf me ngjyrë të zezë kanë bërë që të shkohet tek Nebi Selimaj, 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i dënuar pikërisht për vjedhje me dhunë. Ndalimi është kryer pasditen e së mërkurës, ndërsa gjatë paraqitjes për njohje vetë vajza e të dëmtuarës ka vënë gishtin mbi kuksianin. Policia ka mbajtur në pranga edhe dy shokë të Selimajt, të cilët sipas të dhënave, dyshohet se kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ata janë Ardit R. Brati, 19 vjeç po nga Kukësi dhe Fatbardh H. Madani, 20 vjeç, me origjinë nga Tropoja. Burimet sqaruan se, njëri prej shokëve të Selimajt momentin e arrestimit kishte me vete edhe një qese me hashash. Si pasojë, ata do të hetohen edhe nga seksioni i anti-drogës për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Selimaj, i dyshuari për vrasjen te Fusha e Aviacionit

Referuar të dhënave që dolën pas vrasjes së shtetases 38-vjeçare Fatbardha Tafaj dhe plagosjes së motrës së saj, Lumturije Gjana në afërsi të ish-Fushës së Aviacionit, policia e Komisariatit Nr. 2 dhe seksioni i grabitjeve me dhunë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës shpallën në kërkim Nebi I. Selimaj. Në bazë të të dhënave të dëshmitarëve okularë dhe në bazë të informacionit që posedonin shërbimet policore, autori i kësaj grabitjeje ishte pikërisht Nebi Selimaj. Oficeri i policisë Çlirim Thaçi, mbrëmjen e 7 gushtit të vitit të kaluar, pra natën e vrasjes së Fatbardha Tafës, do të dërgonte informacionin përkatës te prokurori Blerim Tominaj. Ja si e informonte Thaçi: “Në lidhje me këtë ngjarje i është marrë deklarim shtetases Lumturije Gjana, e cila është motra e viktimës si dhe ka qenë e pranishme në momentin e ngjarjes. Gjithashtu, i është marrë deklarim djalit të viktimës. Nga ana jonë është marrë informacion se autor i dyshuar i vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetases Fatbardha Tafa është shtetasi Nebi I. Selimaj, i datëlindjes 07.11 1992, banor në Kodër Kamëz, rrugica e Litajve. Me këtë informacion të marrë, informohemi se shtetasi Nebi I.Selimaj ka blerë një motor “papaq”. Ky shtetas, është person me precedentë kriminalë me tendencë vjedhjet me dhunë, pasi me 20.08. 2011 është arrestuar për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Ky shtetas disponon nr e celulatit 0 68 50…16. Nisur sa më sipër, sugjerojmë vënien me emergjencë në interperceptim të këtij nr celulari”. Veprimi i parë i menjëhershëm që pritet të bëjë prokuroria dhe policia është paraqitja për njohje e Nebi Selimajt tek motra e Fatbardha Tafajt, Lumturije Gjana. Dhe më pas, mund të procedohet me krahasimin e ADN-së.

KOMENTE